“Jam e bindur se qytetarët e Kosovës e meritojnë heqjen e vizave për tre muaj udhëtim në vendet evropiane, sa më shpejt që të jetë e mundur. Mungesa e perspektives për liritë e udhëtimit që shijohen çdo kund tjetër në rajon, është situatë e papranueshme të cilës duhet dhënë fund. Drita e gjelbër nga Komisioni për liberalizim të vizave sapo dy standardet e mbetura të plotësohen, është lajm shumë i mirë. Topi tani është në fushën e Parlamentit dhe Qeverisë së Kosovës. Kjo do të thotë se politikanët kosovarë e kanë në dorë çelësin për liberalizimin e vizave: ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi duhet të bëhet patjetër. Dhe, natyrisht që Qeveria e Kosovës duhet ta plotësojë standardin e dytë: të bëjë përparim të më tejmë në dënimin e personave të nivelit të lartë për korrupsion dhe krim të organizuar. Si raportuese, ju ofroj përkrahjen e plotë dhe do të bëj gjithçka në fuqinë time për ta përkrahur Kosovën edhe më tej në këtë rrugë”, thuhet në një reagim të Lunacek.
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...






















