Milioneri gjerman Karl Reipen ka kërkuar 10 persona që të jetojnë në një nga pronat e tij Zelandën të Re. Miliarderi ndihet shumë i vetmuar, ndaj edhe kërkon shoqëri. Vila në të cilën ka ftuar grupin e 10 vetëve, është sipas fjalëve të tij “ parajsa mbi tokë”.
Dhe duket se e ka mjaft seriozisht, të paktën këtë tregon fakti që njoftimin e botoi dy herë brenda javës në gazetat lokale. Lajmi ndërkohë ka marrë dhenë. Prona e tij ka vlerë e 8,5 milionë dollarëve dhe aty ka edhe disa stalla.
“Të ftuarit mund të kënaqen gjatë shëtitjeve, peshkim, shopping, lundrim me kajak, not apo edhe thjesht të shohin kafshët”, ka thënë Reipen. Personat që do të pranojnë të jetojnë me të nuk do të paguhen, por do të kenë përfitime të tjera sipas asaj që pohon milioneri gjerman.

shqip



















