• Latest
  • Trending
  • All

Lugina e Preshevës, jo më një vend i harruar

12/02/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Lugina e Preshevës, jo më një vend i harruar

12/02/2016
in Lajme

Teuta NUNAJ

Tre komunat: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që përfshihen në territorin që njihen si Kosova Lindore apo Lugina e Preshevës, janë sot, territoret shqiptare me përkrahjen më të pakët politike, ekonomike dhe sociale në rajon. Ndërkohë që, politika vendore, kryesisht e 15 viteve të fundit në Luginë është ngritur mbi bazën e interesave të ngushtë personal të drejtuesve të tyre, se për interesa publik, as që flitet. Kjo vërtetohet lehtësisht me mungesën e vazhdueshme të politikave zhvillimore për këtë rajon shqiptar.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në bazë të censusit të vitit 2002 në Serbi, në tre komunat: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë jetojnë 61.647 shqiptarë ose 0.82% e popullsisë totale. Duke qenë se censusi i vitit 2011 është bojkotuar nga pjesa më e madhe e shqiptarëve, nuk kemi një rezultat të ri dhe të saktë të popullsisë shqiptare në këto troje, ndërsa faktet flasim për një rënie të numrit të popullatës shqiptare në këto 14 vite, kryesisht në Medvegjë, që është edhe komuna më e rrezikuar. Në mënyrë metaforike mund të themi se sot Medvegja është muri rrethues mbrojtës i këtyre tri komunave. Nëse ky mur rrëzohet, rreziku ndaj dy komunave të tjera (Bujanoc dhe Preshevë) është i pashmangshën dhe e ardhmja e mesme mund të sjelli atë çka nuk do të donim dhe nuk do të mundnim më ta ndryshonim…

Në të tri komunat, ushtrojnë veprimtarinë e tyre politike 10 parti ose 1 parti për 6.000 banorë. Një mesatare kjo që e “lakmojnë” edhe vendet më të zhvilluara. Prej tyre, vetëm një parti ka përfaqësi në Parlamentin e Serbisë me 2 deputetë, ndërsa 8 parti, kanë përfaqësuesit e tyre në këshillat komunal në të tria komunat. Ky inflacion partish dhe aktiviteti i tyre dëshmon se ato nuk po punojnë në funksion të demokracisë në Luginë, mirëqenies së popullatës atje, apo në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, që ju kanë dhënë votën duke marrë në këtë mënyrë të drejtën ligjore të përfaqësimit të tyre. Kjo gjendje shërben si një fakt i arsyeshëm dhe i logjikshëm, për nevojën e madhe që ka kjo zonë për mbështetje dhe përkrahje reale politike nga Tirana dhe Prishtina, ndihmesë e cila nuk duhet dhënë vetëm se është një detyrim kushtetues për politikanët në Shqipëri dhe Kosovë.

Shërbimet komunale si dhe infrastruktura e qyteteve lënë shumë për të dëshiruar në Luginë. Ndërkohë që në Preshevë, qyteti më i madh i shqiptarëve, të bie në sy errësira e gjatë përgjatë rrugës kryesore, se ndriçimi mungon; ajo nuk ka një park dhe kjo për një arsye sa të thjeshtë po aq dhe banale, sepse zona me pamjen më të bukur në Preshevë, po kryen funksionin e një fushe mbeturinash qytetase dhe zonës përreth saj. Kur vjen nga Prishtina dhe hyn në Preshevë, mbeturinat e shumta që kanë marrë gjerësi dhe terren, janë e para gjë që sheh. Ato janë si një përshëndetje e keqe dhe paralajmërim i shëmtuar për gjendjen që të pret. Ekonomia në Luginë është e ngritur mbi bazën e biznesit të vogël apo atij familjar. Investimet mungojnë, kjo edhe sepse i kanë larguar apo se pushteti lokal e ai qendror nuk kanë zbatuar politika për përthithjen e tyre. Edhe ata pak investitorë që kanë patur dëshirën e mirë për të investuar,  nuk ju është dhënë mundësia dhe hapësira, ku edhe korrupsioni ka një ndikimin themelor në tkurrjen e investimeve.

Pak ditë më parë, nën kujdesin e veçantë të kompanisë “Medita Development”, me qendër në Venezia, Itali dhe të biznesmenëve të komunës, që zhvillojnë aktivitetet e tyre ekonomike në Itali, Zvicër dhe Austri, etj., u organizua Forumi i parë Rajonal për Zhvillimin  Ekonomik të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në qendër të tij, ishte prezantimi i pesë projekteve konkrete për investime në rajon, të cilat janë: (i) ndërtimi i një impianti për përpunimin e mbetjeve; (ii) për prodhimin e peletit; (iii) për zhvillimin e bujqësisë, përmes rivitalizimit të terrenit që do të sjellë kultivimin e produkteve sezonale, të vreshtarisë dhe më tej zhvillimin e blegtorisë; (iv) për prodhimin e energjisë përmes gjeo-termisë; (v) dhe prodhimin e ujit të pijshëm duke qenë një zonë shumë e pasur, kryesisht Baja Siarina, Medvegjë. Këto projekte u prezantuan profesionalisht nga investitorët italian, të cilët theksuan në mënyrë të drejtpërdrejtë: “ne jemi gati të investojmë. Na jepni hapësirën e nevojshme dhe mbështetjen ligjore”, gjë të cilën duhet ta bëjë administrata lokale. Sesa do të realizohen këto projekte, kjo varet edhe nga votat e qytetarëve të Luginës në zgjedhjet e afërta vendore dhe mbështetja që do të japin drejtuesit e rinj.

E veçanta e këtij forumi, ishte se u mbajt përtej politikës. Çfarë do të thotë  kjo? Që nuk ishin drejtuesit e qeverisjes vendore që e organizonin, siç logjikisht duhet të ndodhte, por biznsmenë shqiptarë nga këto troje dhe që i ushtrojnë aktivitetet e tyre ekonomike në vendet e Evropës Perëndimore. Investitorët nuk ishin vetëm të qartë në ide, por shumë konkret me projektet e tyre. Kur bisedoje me organizatorët, ata u shpehën të sigurt se tashmë janë të gatshëm të investojnë në Luginë, duke patur burimet e nevojshme financiare, por kërkojnë vetëm mundësinë ligjore të veprojnë. Edhe reagimi i qytetarëve ndaj projekteve ishte shumë pozitiv. Të dukej sikur të thonin me një gjuhë të thjeshtë trupi dhe fjale: “Sa mirë që ja arritëm kësaj dite”. Gëzimi i tyre ishte besimdhënës, se ata nuk ndiheshin më të harruar dhe të braktisur. Shpresa ishte rikthyer pas një mungese të gjatë.

Ndërkohë në prag, kemi një tjetër forum që do të zhvillohet në javën e parë të muajit prill. Kësaj here do të zhvillohet në Medvegjë. Synimi i të cilit do të jetë hedhja e themeleve për aplikimin e një strategjie unike të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të komunave Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Sipas ideatorit të krijimit të kësaj strategjie përmes “Medita Development”, “fitues nuk janë ata që nuk kanë humbur kurrë, por ata të cilët nuk janë dorëzuar asnjëherë. Prandaj nëse duam të mbijetojmë këtu, nuk guxojmë asnjëherë të dorëzohemi”. E gjitha kjo të çon në një përfundim, tashmë mund të themi se Lugina nuk është më rajoni shqiptar i harruar.

 

Punoi / Teuta Nunaj

Previous Post

Arta Dade në mbështetje të Blushit

Next Post

Shkëlzen Gashi, mes milionerëve të MLS

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Shkëlzen Gashi, mes milionerëve të MLS

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.