• Latest
  • Trending
  • All


Luftëtari serb që ishte dënuar në Donbas, në barrikadat në veri të Kosovës

16/12/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet


Luftëtari serb që ishte dënuar në Donbas, në barrikadat në veri të Kosovës

16/12/2022
in Aktualitet

Disa ditë pasi disa serbë lokalë bllokuan rrugët në veri të Kosovës, barrikadat u vizituan nga një shtetas serb i dënuar për pjesëmarrje në forcat ruse gjatë luftës në Ukrainë në vitin 2015.

Nikolla Joviq, i cili u dënua nga Gjykata e Lartë për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë, veprim që ligji serb e dënon, ka publikuar në Facebook fotografi nga fshati Rudar i komunës së  Zveçanit në veri të Kosovës.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në këtë vend, kamionët e disa serbëve lokalë janë përdorur për ta bllokuar rrugën që disa ditë, në shenjë pakënaqësie pas arrestimit të bashkëkombësit të tyre dhe ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Pantiq u arrestua më 10 dhjetor, pasi që autoritetet e Kosovës dyshojnë se ai mori pjesë në sulmin ndaj zyrës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës.

Joviqi ka thënë se shkoi në veri të Kosovës si gazetar i medias shtetërore ruse Russia Today (RT). Në fotot e tij të publikuara më 13 dhjetor shihet një veturë e Misionit të NATO-s në Kosovës, KFOR-it, flamuri i Serbisë në oborrin e një shtëpie, si dhe një tendë e ngritur nga disa banorë lokalë në fshatin Rudarë.

Joviq e ka publikuar edhe një fotografi të veten në Mitrovicën e Veriut në Kosovë.

“Në barrikada. Gjithmonë me njerëzit e mi”, shkroi Joviqi përkrah fotove të publikuara.

Në njërën nga fotot e Joviqit, në Kosovë shihet edhe simboli i pushtimit ushtarak rus të Ukrainës “Z”.

Ai gjithashtu ka postuar në Facebook se si raporton nga Kosova, si korrespondent i kanalit shtetëror rus Russia Today (RT).

RT filloi transmetimin online në gjuhën serbe më 15 nëntor me mesazhin “Kosova është Serbi”.

RT-së, si një media e kontrolluar nga Kremlini dhe e financuar nga buxheti i shtetit, i ndalohet transmetimi në Bashkimin Evropian që nga marsi i vitit 2022.

Ky medium është cilësuar si mjet kyç për përhapjen e propagandës ruse dhe është bërë cak i një pakove të sanksioneve ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë.

Në tetor, Joviqi njoftoi në Facebook se atij i ishte ndaluar hyrja në Bosnje dhe Hercegovinë. REL-i nuk ka marrë përgjigje nga Policia e Kosovës nëse Joviqit i është lejuar të hyjë në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë u përpoq të merrte informacion nga Joviq për qëndrimin e tij në Kosovë, por ai nuk pranoi t’u përgjigjet pyetjeve.

Në një përgjigje me shkrim në Facebook, ai përmendi pakënaqësinë me shkrimet e mëparshme të REL-it për të si arsye.

“Mbështetje për serbët” dhe raportim nga veriu i Kosovës

Më 13 dhjetor, Joviq e përcolli mesazhin në Facebook se është e rëndësishme që “të jemi atje me vëllezërit tanë” me simbolin e flamurit serb, si dhe se do të jetë “i sigurt edhe për disa ditë”. “ në Kosovë.

Në një postim tjetër të datës 11 dhjetor, Joviqi njoftoi për punësimin e tij në kanalin shtetëror rus RT, në të cilin flet në anglisht për situatën në Kosovë.

Në reportazhin e tij për RT-në, ai i përshkruan ngjarjet në veri të Kosovës si “provokim” të shqiptarëve dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili sipas tij po mundohet t’ia imponojë vullnetin e tij serbëve të Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai shkroi se po përdor “pozitën e tij si korrespondent i shërbimit ndërkombëtar RT” për të informuar “opinionin botëror për situatën në krahinën tonë jugore dhe për terrorin e vazhdueshëm ndaj serbëve” në Kosovë.

Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Beogradi zyrtar nuk e njeh atë si shtet të pavarur. Me ndihmën e Rusisë, ndër vende të tjera, Serbia po bllokon anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Kremlini zyrtar fajëson Bashkimin Evropian për tensionet e fundit në veri të Kosovës për, siç tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, “një dështim të madh të ndërmjetësimit në dialogun e ngecur”.

BE-ja ka ndërmjetësuar negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës që nga viti 2011 dhe fton rregullisht në takime përfaqësues të dy vendeve në përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve dhe në fund njohjen reciproke.

Përhapja e propagandës

Predrag Petroviq, drejtor i hulumtimit në Qendrën joqeveritare të Beogradit për Politikë të Sigurisë (BCBP), thotë për Radion Evropa e Lirë se prania e Joviqit në barrikada në vetvete nuk paraqet rrezik sigurie, megjithatë, ai thekson:

“Ajo që mund të paraqesë një sfidë sigurie është se si do të transmetohen ato lajme më tej, veçanërisht në kanalet pro-ruse dhe të krahut të ekstremit të djathtë. Vetë fakti që ai ishte atje mund të përdoret për qëllime propagandistike në ato kanale,” thotë Petroviq.

Në pyetjen se sa ka kapacitet shteti i Serbisë për t’u marrë me të kthyerit nga fushëbetejat jashtë territorit të vet, Petroviq thotë se institucionet kompetente deri më tani nuk kanë treguar interes për risocializimin e këtyre njerëzve.

“Edhe njerëzit që shkuan për të luftuar kundër regjimit të Bashar al-Assad (Presidentit të Sirisë) në Siri kanë mbetur në duar të veta, domethënë të komunitetit lokal për risocializim. E njëjta gjë vlen për ata që shkuan në fushëbetejën ukrainase”, thotë Petroviq.

Gazetari i dënuar

Joviq, siç ka raportuar më parë REL-i, njoftoi në shtator përmes llogarisë së tij në Facebook se kishte udhëtuar në rajonet Donjeck dhe Luhansk në rajonin e Donbasit të Ukrainës lindore, duke publikuar foto me disa ushtarë në uniformë.

Më pas ai deklaroi se kishte udhëtuar si gazetar.

Joviqi u prezantua në të njëjtin rol në shtator në një forum në “Shtëpinë Ruse”, qendrën ruse për shkencë dhe kulturë në Beograd, ku foli për Ukrainën.

Megjithatë, Joviqi më parë nuk kishte shkuar në Ukrainë si gazetar, por si pjesëmarrës në luftë.

REL-i ka siguruar vendimin e Gjykatës së Lartë në Beograd, në të cilin, ndër të tjera, thuhet se në mars të vitit 2015, Joviq iu bashkua formacionit paraushtarak të “Brigadës së Shtatë” të “Republikës Popullore të Donjeckut” në lindje të Ukrainës.

“Brigada e Shtatë” është një formacion pro-rus që është në anën e separatistëve.

Në aktgjykim thuhet se Joviq kishte përdorur një pushkë automatike dhe se u largua nga Ukraina në prill të njëjtit vit. Jovic u deklarua fajtor në gjykatë.

Ai u dënua me një vit burgim me kusht, sepse pjesëmarrja në luftë në një fushëbetejë të huaj në Serbi është vepër penale.

Në pjesë të Ukrainës lindore, Donjeck dhe Luhansk në rajonin e Donbasit, Moska kishte inkurajuar një kryengritje separatiste në vitin 2014, dhe luftimet kanë vazhduar që nga atëherë në atë pjesë të Ukrainës midis forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë.

Joviqi më parë i kishte thënë REL-it se të qenit luftëtar në luftën në Ukrainë nuk përbën pengesë për punën e tij gazetareske.

“Meqenëse kam qenë disa herë në Donbas në këto shtatë vite si vullnetar dhe gazetar, mund t’i shikoj temën dhe çështjet nga shumë anë dhe këndvështrime”, kishte thënë ai ndër të tjera në përgjigjen e tij për REL-in në shtator.

Sipas vlerësimeve të Ambasadës së Ukrainës në Serbi, më shumë se 300 qytetarë janë larguar nga Serbia nga dhjetori i vitit 2018 për të luftuar në anën pro-ruse .

Për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë në periudhën 2015-2018, në Serbi janë shqiptuar 32 dënime. Në 28 raste gjykata i ka dënuar të pandehurit me burgim me kusht, ndërsa katër persona janë dënuar me arrest shtëpie për gjashtë muaj.

Mbështetja e organizatave të djathta për serbët në Kosovë

Më 11 dhjetor, Joviq publikoi në Facebook një ftesë për pjesëmarrje në një protestë të krahut të djathtë që u organizua para kishës së Shën Savës në Beograd më 12 dhjetor, në mbështetje të serbëve në Kosovë.

Organizatorët e këtij tubimi ishin të maskuar dhe nuk deshën të zbulojnë identitetin e tyre.

Video nga kjo protestë janë shpërndarë në Telegram nga grupi paraushtarak rus “Vagner”, të cilin Bashkimi Evropian (BE) e ka futur në listën e sanksioneve. Kjo njësi, sipas mediave, përbëhet nga mercenarë të stërvitur, të gatshëm për të marrë pjesë në luftëra në mbarë botën.

Qeveritë perëndimore akuzojnë Moskën për përdorim të grupit “Vagner” si forcë paraushtarake në konfliktet në Ukrainë, Libi, Siri, Sudan, Mozambik dhe Republikë të Afrikës Qendrore.

Kjo njësi mban rol aktiv në ushtrinë ruse edhe pas nisjes së luftës të Ukrainës.

Në kanalin e tyre në Telegram, ata raportojnë nga afër edhe për krizën në veri të Kosovës, ku kamionët dhe autobusët po bllokojnë rrugët, duke penguar qarkullimin drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjen dhe Bërnjakun.

Këto barrikada u ngritën pas arrestimit të ish-policit me kombësi serbe, Dejan Pantiq, por tensionet në Kosovë nisën më herët, në fillim të nëntorit, kur gjyqtarët, prokurorët dhe stafi administrativ serb në veri të Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës.

Më 15 dhjetor, autoritetet në Serbi kërkuan nga KFOR-i kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë, bazuar në rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

I dërguari i posacëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një intervistë për REL-in më 13 dhjetor se ai kategorikisht e refuzon këtë kërkesë.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, deklaroi në faqen zyrtare në Facebook më 13 nëntor se e vetmja rrugë për një paqe të qëndrueshme është zgjidhja e çështjes përmes dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke respektuar të drejtat e të gjitha komuniteteve.

(REL)

Previous Post

Mediat serbe: 11 kamionë me armatim nga Turqia janë nisur drejt Kosovës

Next Post


“Pobjeda”: Shqipëria dhe Mali i Zi thyen sanksionet ndaj Rusisë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post


“Pobjeda”: Shqipëria dhe Mali i Zi thyen sanksionet ndaj Rusisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.