• Latest
  • Trending
  • All

Lufta që duhet ta bëjmë të bashkuar

26/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Lufta që duhet ta bëjmë të bashkuar

26/09/2014
in Lajme, Opinion, Vendi

EDI RAMA

Papa Françesku edhi në Shqipëri në vitin kur shqiptarët, të krishterë a myslimanë, u bashkuan me fqinjët e tjerë për të mbyllur një proces historik, i cili nisi që në vitin 1999 me bombardimin e Beogradit dhe me luftën plot kurajë të udhëhequr nga Bill Klintoni e Toni Bleri, për t’i dhënë fund spastrimit etnik të shqiptarëve prej Milosheviçit

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Vizita e kësaj jave e Papa Françeskut në Shqipëri ishte një ngjarje e madhe për historinë e vendit tim. Por më shumë se aq, ishte një mesazh i fuqishëm për botën. Së pari sepse ai zgjodhi vendin më të varfër të Europës për të nisur turin e tij evropian. Së dyti dhe më e rëndësishmja, ai zgjodhi një vend ku myslimanët, që përbëjnë shumicën, bashkëjetojnë në paqe me të krishterët. Ai erdhi si një udhëheqës shpirtëror universal dhe si flamurmbajtës i përpjekjes njerëzore kundër paragjykimeve dhe ndarjeve mes njerëzve në bazë të besimit, etnisë apo shtresës sociale; dhe ai u prit nga të krishterë dhe myslimanë, pa dallim. Kjo ishte një mrekulli e rrallë për botën gjithnjë e më të trazuar dhe të frikësuar ku po jetojmë. U ndjeva krenar për fytyrën që Shqipëria u tregoi Papës dhe botës, një shembull i paçmueshëm i bashkëjetesës ndërfetare. Ishte mjaft domethënëse për ne, që ai e nisi turin e tij evropian, jo në zemër të Europës, as në qendër të BE-së, por në Ballkanin Perëndimor. Një rajon i famshëm në histori për konflikte (jo vetëm për atë që shpërtheu në Sarajevë 100 vjet më par); një rajon që ka kaluar një shekull me luftëra ideologjike, me konflikte etnike, me divergjenca fetare dhe me trazira të përgjakshme nga kufiri në kufi. Por sot, Ballkani është një rajon i paqes dhe i bashkëpunimit. Historia jonë e dëshmon se përse ne ishin aq entuziastë për vizitën e Papës, por më tepër e dëshmuan sytë e qindra e mijëra të krishterëve dhe myslimanëve, të cilët gëluan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në Shqipërinë komuniste, klerikët u vranë dhe kishat u bënë shkrumb e hi. Ndërsa sot, krerët e besimeve fetare janë një pjesë vitale e shoqërisë sonë, duke punuar së bashku për të mirën e qytetarëve tanë. Mesazhi që i përçohet botës nga kjo vizitë është mjaft i rëndësishëm në këtë kohë. Pasi, siç e tha edhe Papa Françesku, Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë. Disa edhe mund të mospajtohen me këtë. Por siç tha edhe Papa, vala barbare e të ashtuquajturit Shteti Islamik i Irakut dhe i Levantit vazhdon të përhapet, duke sjellë kaos, vrasje dhe paqëndrueshmëri që i tejkalojnë kufijtë. Dhe nëse nuk reagohet, atëherë kjo valë nuk do të kursejë asnjë shtet të botës në emër të fesë islame, të cilën ne e njohim si paqësore, ashtu siç është në të vërtetë. Është e qartë se ata po bëjnë luftë për nga mënyra se si po veprojnë. Dhe përgjigja jonë duhet të jetë po aq e qartë. Sepse kjo luftë na prek të gjithëve. Kur kokat e prera të njerëzve të pafajshëm, të cilët ndodheshin në zemër të konfliktit për të raportuar atë çka vërtet po ndodhte, përdoren si përçues të mesazheve kërcënuese ndaj SHBA-ve dhe aleatëve të tyre, neve nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta shohim këtë si një luftë ndaj një epidemie vrastare, që përhapet duke tejkaluar çdo kufi, çdo konventë apo ligj të vendosur nga njerëzimi. Lufta ndaj kësaj murtaje të pështirë që po kërcënon botën tonë, lirinë, të drejtat tona si qenie njerëzore dhe aspiratat tona si shoqëri demokratike mund të fitohet vetëm nëse qëndrojmë së bashku. Veç ushtrisë, pjesë e kësaj lufte mund të behët edhe fuqia dhe përfitimet që rrjedhin prej bashkëjetesës mes besimtarëve, komuniteteve, etnive dhe vendeve të ndryshme. Ne nuk kemi pse druhemi nga lufta. Ndonjëherë është pikërisht ajo, lufta që sjell paqe. Papa Françesku edhi në Shqipëri në vitin kur shqiptarët, të krishterë a myslimanë, u bashkuan me fqinjët e tjerë për të mbyllur një proces historik, i cili nisi që në vitin 1999 me bombardimin e Beogradit dhe me luftën plot kurajë të udhëhequr nga Bill Klintoni e Toni Bleri, për t’i dhënë fund spastrimit etnik të shqiptarëve prej Milosheviçit. Akti i tyre i luftës i dha fund spastrimit etnik dhe çoi në rënien e diktatorit djallëzor, duke i paraprirë marrëveshjes, të firmosur vitin që shkoi mes Kosovës dhe Serbisë, në emër të të ardhmes së përbashkët në BE. Ati i Shenjtë erdhi këtu, jo vetëm për t’u folur shqiptarëve, apo të krishterëve, por për t’i folur të gjithë Europës për nevojën e besimit dhe bashkimit, për të kapërcyer kufijtë dhe ndasitë e të tashmes, në mënyrë që të mbrojmë të ardhmen tonë të përbashkët. Ne tani e shohim ndikimin që ka konflikti i Lindjes së Mesme në Turqi dhe aty gjejmë edhe një kauzë të përbashkët. Ne dëgjojmë për planet e grupeve terroriste për të sulmuar Perëndimit dhe gjejmë aty kauzën e përbashkët. Ne jemi dëshmitarë të përhapjes së mesazheve djallëzore dhe të urrejtjes në emër të besimit fetar dhe pikërisht aty ne duhet ta gjejmë kauzën tonë të përbashkët për ta ndaluar këtë përhapje djallëzore së bashku. Europa Perëndimore dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë bashkë, po ashtu edhe të krishterët dhe myslimanët e vërtetë. Ballkani ka nevojë për Europën, por edhe Europa ka nevojë për Ballkanin. Unë mendoj se kjo është një arsye se përse Papa erdhi këtu, për ta dhënë vetë këtë mesazh. Shumë vende të zhvilluara europiane kanë nisur të përballen vetë me rrezikun që vjen nga Lindja dhe po kërkojnë partnerë të vegjël, në mënyrë që të ndërtojnë një mburojë të përbashkët që të na mbrojë nga epidemia që vetëm vret, si të fortin ashtu edhe të dobëtin, si të pasurin ashtu edhe të varfrin. Krimet e tyre kanë treguar se kjo barbari nuk ka fund dhe mund të kërcënojë botën tonë. Ndaj, Europa demokratike duhet të kundërpërgjigjet, jo vetëm me armë, por edhe forcën e bashkimit ndaj këtyre njerëzve që duan të na kthejnë në errësirën e shekujve të kaluar. Ne jemi një vend i varfër, por që duam të kemi rolin tonë në këtë luftë; një rol ky që mund të luhet vetëm përmes bashkëpunimit me vendet e tjera në Europë dhe më gjerë. Historia nuk ka qenë e këndshme me Shqipërinë, por ne kemi mësuar prej saj. Dhe këtë e treguam në mënyrën sesi e pritëm dhe e dëgjuam Papa Françeskun. Ai, lideri i katolikëve, e kuptoi se Shqipëria meriton respekt pasi është shprehur njëzëri se i përket botës demokratike. Ne nuk meritojmë paragjykime si ato që ndonjëherë ua veshin vendeve myslimane. Shqiptarët duhet të respektohen për të gjithë gjakun dhe vuajtjet që kanë hequr në emër të krishterimit, duke i dhënë Kishës Katolike 40 martirë, dhe nuk duhet të bëhen shënjestër e paragjykimeve të padrejtë, sepse i falen Allahut në një vend ku krishtlindjet dhe bajrami festohen pa asnjë lloj frike. Papa nuk është i vetmi që e kupton rolin e Ballkanit në ruajtjen e paqes dhe të arritjes së prosperitetit. Vizita e tij pason ndërmarrjet historike të kancelares Merkel. Ajo luftoi fortë që Shqipërisë t’i jepej statusi kandidat. Ajo gjithashtu, i mblodhi të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor së bashku në Konferencën e Berlinit, duke bërë që ky rajon të niste ndërtimin e urave lidhëse të bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke. Bota jonë ka nevojë për liderë që të përballet me sfidat e tanishme. Kancelarja Merkel është një prej tyre, edhe Papa gjithashtu. Kryeministri i Shqipërisë mbase nuk do ta ketë kurrë fuqinë e kancelarit gjerman apo të Papës, por është i gatshëm të luajë rolin e tij. Ballkani ka një rol të madh për të luajtur. Sfida jone e madhe është që të qëndrojmë larg nga kjo e epidemi e konfliktit fetar, i cila në këtë rajon mund të sjellë automatikisht konflikte etnike dhe territoriale. Por kjo është edhe sfidë për Europën dhe ndaj duhet ta përballojmë së bashku me kurajë. Merkeli dhe Papa po na udhëheqin. Të tjerët duhet të na ndjekin. Kjo është një luftë që Europa duhet ta bëjë e bashkuar.

Shkrimi origjinal i botuar në “Huffington Post”

Previous Post

Meta: Të bashkohemi për të realizuar reformat që na çojnë drejt BE-së

Next Post

Erik Fullani foto me të atin, Ardian Fullanin : I lemë zagarët të lehin se atë punë kanë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Erik Fullani foto me të atin, Ardian Fullanin : I lemë zagarët të lehin se atë punë kanë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.