Disa vajza shqiptare, të cilat punonin si prostituta në rrugët e Torinos janë përfshirë në një sherr mes tyre, raportojnë mediat italine.
Mbrëmjen e së dielës, një patrullë e policisë, vuri re një përleshje mes prostitutave shqiptare. Vajzat u transportuan në spital dhe më pas u denoncuan për rrahje.
Ndërsa, një javë më parë, një tjetër incident është shënuar po në Torino.
Një prostitutë shqiptare nisi të punonte pranë ‘territorit’ të dy prostitutave të tjera shqiptare, me kamionin-shtëpi. Këto të fundit i kanë kërkuar një shume financiare të parës dhe më pas ka nisur një sherr mes tyre. Vajzat më pas, u shoqëruan në polici.















