Ka qenë një javë befasuese për ata që ndjekin përgjigjen e Britanisë ndaj pandemisë së koronavirusit, thotë the Guardian. E kritikuar zakonisht për vonesën e mbylljes dhe programet e saj të testimit, Mbretëria e Bashkuar ka marrë papritur një seri lavdërimesh për betejën e shkencëtareve të saj kundër koronavirusit.
“Britanikët janë në kursin për të shpëtuar botën,” shkruan ekonomisti kryesor amerikan Tyler Cowen në Bloomberg Opinion, ndërsa revista Science citon shkencëtarët kryesorë ndërkombëtarë, të cilët janë vënë në krye të përpjekjeve kërkimore kundër sëmundjes.
Programi vendas i Rimëkëmbjes, që lidhet me testimin e ilaceve, solli rezultate qe kanë ndryshuar praktikat klinike të Covid 19 në mbarë planetin. Një mjekim i lirë i inflamacionit, deksmetazonë, shpëtoi jetët e disa pacientëve të sëmurë rëndë, dhe këtë zbulim nuk e kishte arritur asnjë komb tjetër.
“Kanë kaluar katër muaj të jashtëzakonshëm”, thotë një nga themeluesit e Rimëkëmbjes, Martin Landray i Universitetit të Oksfordit.
“Dhe po, është diçka për të cilën Mbretëria e Bashkuar mund të krenohet.” Testimet aktuale të këtij programi janë fokusuar tek tre kandidatë të tjerë: tek antibiotiku azitromicin, një antitrup i quajtur tocilizumab dhe trajtimi me plazmën e pacientëve të shëruar.



















