• Latest
  • Trending
  • All

Lufta e Ftohtë mes Prishtinës dhe Tiranës – Nga Enver Robelli

18/12/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Lufta e Ftohtë mes Prishtinës dhe Tiranës – Nga Enver Robelli

18/12/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Problemi i Edi Ramës në raport me Kosovën është se viteve të fundit nuk e ka luajtur rolin e kryeministrit të Shqipërisë në Kosovë, por rolin e sekretarit të ish-presidentit të Kosovës. Pa u konsultuar me mbarë spektrin politik të Kosovës, Rama ka vrapuar pas projekteve, autor i të cilave – në zanafillë – ishte kryetari i Serbisë. Ramush Haradinajn deshi ta hedhë në gjyq dhe kundër tij përdori fjalë të rënda. (Sipas «traditës» Haradinaj ia ktheu me të njëjtën monedhë). Rama e quajti Isa Mustafën tinzar (të dy polemizuan sa i përket «Mini-Schengenit», që përfshin edhe daljen e Serbisë në Detin Adriatik). Mustafa iu kundërpërgjigj: «Unë nuk dëshiroj ta cilësoj ashtu siç e meriton, sepse është kryeministër i Shqipërisë». Secili mund ta marrë me mend se çfarë fjalësh ruan në arsenalin e tij Isa Mustafa për Edi Ramën.

Që Edi Rama s’mund t’i durojë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, nuk është befasi e madhe. Pa marrë parasysh se a kanë apo jo vlera si politikanë (sipas kutit të Ramës apo ndonjë propagandisti medial), Kurti dhe Osmani përfaqësojnë diçka tjetër nga modeli i politikanëve të deritanishëm të Kosovës. Fitorja e partive të tyre (me Kurtin dhe Osmanin si kandidatë për kryeministër) në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar, shkaktoi një panik në mesin e sundimtarëve «socialistë» në Tiranë. Ekzistonte frika se modeli kosovar i ndryshimeve më të thella mund të përsëritet edhe në Shqipëri. Duket se kjo frikë, ky panik ekziston ende.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Askush në Tiranë nuk duhet të acarohet dhe humbë arsyen kur qytetarët e Kosovës nuk votojnë sipas pritjeve të kësaj apo asaj partie në Shqipëri. Kjo s’është punë e Shqipërisë. Askush në Tiranë nuk duhet të acarohet dhe humbë arsyen kur politikanët e Kosovës gjejnë ndonjë fjalë kritike ndaj sjelljeve të politikanëve të Shqipërisë ndaj Kosovës. Edi Rama ka ardhur në Kosovë dhe ka mbajtur fjalim në Kuvendin e Kosovës, të cilin ia ka bojkotuar gjysma e Kuvendit për shkak se ka tentuar të (ri)shkruajë historinë e Kosovës, të cilën përpiqen ta (ri)rrëfejnë suflerët e tij qe 20 vjet në Kosovë – pa sukses. Pastaj kur i ka parë pasojat e fjalimit të tij populist, Rama vrapoi te varri i Ibrahim Rugovës.

Edi Rama nga Kuvendi i Kosovës ka bërë thirrje për një «president të përbashkët» të Kosovës dhe Shqipërisë dhe këtë e ka bërë për poza patriotike. Në Bruksel – ku iu lutet burokratëve të atjeshëm për integrim të Shqipërisë – «presidenti i përbashkët shqiptar» nuk është fare temë. Ose mund të jetë temë anekdotash. Sepse politikanët shqiptarë ndryshe flasin për nevojat e publikut lokal, e krejt ndryshe kur përballen me faktorët perëndimorë.

Edi Rama sot ka raport të acaruar me pothuaj të gjithë politikanët udhëheqës të Kosovës. Me disa as nuk flet. Kjo situatë është absurde. Edhe politikanët e Kosovës kanë ndikuar në acarimin e situatës. Por pyetja që mund t’i përgjigjet vetëm Edi Rama është kjo: përse ai s’arrin të krijojë raport normal bashkëpunues me asnjë politikan të Kosovës, me përjashtim të ish-kryetarit të Kosovës? Pse ka raporte të acaruara me të gjithë të tjerët? Dhe si është e mundur që ta quajë mik presidentin e Serbisë ndërsa me politikanët e Kosovës të shkëmbejë fjalë të rënda?

Kjo Luftë e Ftohtë mes Prishtinës dhe Tiranës (apo Tiranës dhe Prishtinës, lexojeni si të doni) është duke i bërë dëm të madh të dy vendeve. Politikanët e Kosovës – e sidomos Albin Kurti – duhet të përqendrohen në hallet e Kosovës. Për cilësinë e politikës në Shqipëri janë përgjegjës ose fajtorë shtetasit e atij vendi. Ata duhet të vendosin se në çfarë drejtimi do të ecë Shqipëria. Nëse votuesit në Kosovë vendosin për opsione të paprovuara, të reja politike, kjo nuk është arsye për panik në Tiranë. Sepse siç nuk e ka çliruar Shqipëria Kosovën, ashtu edhe Kosova nuk do të zgjedhë apo heqë qeveri në Tiranë. Është vetëm humbje energjie.

©KOHA

Previous Post

Transformimi i pabesueshëm i 3-vjeçarit “të mallkuar” të shpëtuar nga aktivistja daneze në Nigeri

Next Post

Rasti i pazakontë, ky shtet emëron zv.ministre një vajzë 19 vjeçare

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Rasti i pazakontë, ky shtet emëron zv.ministre një vajzë 19 vjeçare

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.