• Latest
  • Trending
  • All

Lubonja: “Po ju paralajmëroj, oligarkët dhe kriminelët e Ramës do shkatërrojnë shtetin”

09/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 31 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Lubonja: “Po ju paralajmëroj, oligarkët dhe kriminelët e Ramës do shkatërrojnë shtetin”

09/03/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi
Në një nga intervistat  e tij, që janë të njohura për thellësinë dhe mprehtësinë e argumenteve, gazetari italian  Enzo Biaggi e pyeti politikanin Pietro Nenni se cili është gabimi më i madh që bëjnë të rinjtë. Nenni, tashmë senator në moshë të vjetër, iu përgjigj: “është një gabim që e kemi bërë të gjithë kur kemi qenë të rinj: mendojnë se historia fillon me ta.”
Në vazhdën e intervistës Nenni jep tre këshilla për evitimin e këtij gabimi: së pari, njohjen e historisë dhe traditës; së dyti, distancimin nga kulti i dhunës dhe, së treti, pikërisht si alternativë ndaj dhunës si mjet politik, përpjekjen për transformimin e shoqërisë nëpërmjet aksionesh kolektive, që i bëjmë sëbashku me njerëzit.
Kuptohet se Nenni ka parasysh kryesisht historinë e Italisë, veçanërisht të fashizmit, por edhe të komunizmit, që në emër të fillimit nga e para të historisë, legjitimuan edhe përdorimin e dhunës si mjeti më efikas për ta arritur sa më shpejt qëllimin dhe që, në vend se t’i bënin gjërat sëbashku me njerëzit, i përdorën ata thjesht si objekte jo si subjekte. Por historia tregon se fenomeni shkon shumë më thellë në kohë se shekulli XX dhe arrin, i veshur me petka te tjera, deri në ditët tona .
***
Këto mendime të Nennit m’u rikujtuan duke parë një rritje dramatike të përdorimit të dhunës si mjet politik kohët e fundit që e dëshmoi javën që shkoi  dhuna e ushtruar në Elbasan ndaj Ben Blushit nga militantët e PS dhe ajo kundër të rinjve protestues në Parkut tashmë historik të Liqenit. Të dyja: e para dhunë brenda strukturave të partisë ndaj një zëri kritik ndaj udhëheqësit të partisë dhe tjetra dhunë policore ndaj protestuesve që protestojnë kundër veprimeve të këtij udhëheqësi si qeveritar nuk i shoh pa lidhje me njëra tjetrën, përkundrazi si pasqyrë të njëra tjetrës.
***
Në fakt historia e Shqipërisë është dramatikisht e mbushur me gabimet e mendjeve të ekzaltuara dhe të papjekura politikisht, që, duke menduar se historia fillon me ta, nuk kanë lënë krim e dhunë pa bërë ndaj atyre që i pengonin në rrugën e tyre. E tregon këtë jo vetëm përvoja e komunizmit, por edhe përvoja e këtyre 25 vjetëve.  Gjithsesi më duket se me Edi Ramën dhe pretendimin e tij për rilindje po përjetojmë një kulm të ri të këtij fenomeni. Sepse tek Rama dhe rilindësit e tij që pretendojnë një fillim të ri (sa për asosacion po i ve në dukje lexuesit se emri “Ba’ath” i partisë së Sadam Huseinit në arabisht ka kuptimin “rilindje”) gjen të shprehura në formën më të spikatur injorimin e të tre këshillave të Pietro Nenni-t. Gjen, së pari, mospërfilljen e historisë dhe të traditës. Nuk ka kryeqytet në botën që të ketë ndryshuar arkitekturën dhe urbanistikën e qendrës ashtu siç e ka ndryshuar Tirana, ku kushdo që ka ardhur në pushtet ka synuar të fshijë simbolet e paraardhësve në emër të fillimit të historisë me të, por Edi Rama do të mbahet mend si kryevandali i kësaj masakre mbi Tiranën, çka po e vazhdon tani edhe si Kryeministër, edhe tek Parku. Së dyti, gjen kultin e dhunës, që fillon nga ajo verbale mediatike e vazhdon me atë policore, që synon të frikësojnë njerëzit e që gjithnjë e më shumë ka bërë që këta të shohin sot tek figura e policit, e tatimorit e administratorit, e ministrit deri tek kryeministri një figurë që ngjall frikë dhe urrejtje. Së treti, gjen faktin se thuajse të gjitha aksionet e qeverisë Rama, qoftë shkatërruese, qoftë gjoja shtetndërtuese ndërmerren pa bashkëpunim e konsultim me njerëzit përkundrazi ose fshehurazi tyre ose duke ua imponuar atyre dhunshëm.
***
Edhe në rastin e projektit të Parkut kundër të cilit po protestojnë qytetarët vihen re të tre karakteristikat e pushtetarit që kujton se historia fillon me të: injorimi i historisë dhe i kujtimit të atij vendi; imponimi i dhunshëm i një projekti për të prerë pemë, për të shkulur bar dhe ushtrimi i dhunës policore ndaj protestuesve që e kundërshtojnë këtë; mungesa e konsultimit dhe bashkëpunimit me publikun nëse e miratonin atë projekt dhe nëse kishte diçka më të dobishme ku mund të hidheshin ato 600 000 euro. Si kulm i kësaj dhune të trefishtë është fakti se, me sigurinë që u jep kapja e shtetit, nuk kanë përfillur as të kryejnë hapat ligjore që parashikohen për realizimin e një projekti të tillë (siç është nxjerrja e lejes mjedisore psh.) – për çka do të duhej të ishin ata të proceduarit nga drejtësia – ndërkohë që, policia e paguar nga taksapaguesi, ushtron dhunë kundër protestuesve që mbrojnë edhe ligjin edhe Parkun.
***
Ajo që të intrigon në këtë historinë tonë është pyetja se çfarë ndikon që tek ne politikanët në vend se të fillojnë e kuptojnë, me moshën, peshën e historisë, efektin shkatërrues të dhunës si dhe të kuptojnë se janë vdekatarë si gjithë të tjerët, shumë të vegjël përpara historisë dhe botës, sa më shumë rriten në moshën biologjike aq më shumë e manifestojnë paditurinë dhe papjekurinë e tyre edhe aq më shumë sillen sikur historia jo vetëm fillon me ta, por edhe se do të mbarojë me ta. Sepse Edi Rama nuk mund të quhet më i ri; i ka kaluar të pesëdhjetat. Dhe problemi është se ai nuk është i vetëm. Po të kthejmë kokën prapa do të shohim se të gjithë ata që na kanë drejtuar të tillë kanë qenë, kush më shumë e kush më pak: njerëz që edhe kur arrijnë moshën biologjike nuk arrijnë dot moshën mendore të Nennit. Besoj se kjo pikëpyetje meriton një reflektim të thellë, sepse kemi mëse njëqind vjet, që kur është krijuar shteti shqiptar, që kush vjen në pushtet pretendon ta fillojë historinë nga e para, duke na lënë, kësisoj, gjithmonë në vend, të pandryshuar në papjekurinë tonë politike. Si provën më dramatike të kësaj papjekurie kemi rritjen e përdorimit të dhunës me rritjen e qëndrimit në pushtet të politikanëve kësisoj. Dhe kjo rritje e dhunës, tek e fundit, rrënon themelet e shtetit, siç ndodhi edhe në 97-tën, duke na vënë damkën e një populli që nuk di të ndërtojë shtet. Sepse ndryshe nga ç’mendojnë të papjekurit tanë dhuna nuk e rrit pushtetin, por e minon atë. Hannah Arendt kur flet për raportin e pushtetit me dhunën thotë se dhuna gjithmonë e shkatërron pushtetin të cilin ajo e konsideron jo si pronë individuale, por si diçka që ka të bëjë me aftësinë njerëzore për të vepruar në bashkëpunim, pra si diçka që i përket një grupi dhe që ekziston sa kohë që ekziston ky grup. Duke iu kundërvënë teorisë që reklamonin komunistët se pushteti ka dalë nga gryka e pushkës ajo thotë se me grykën e pushkës  mund të nxjerrësh urdhrin më efektiv me rezultat bindjen më perfektë dhe më të menjëhershme, por nëpërmjet grykës së pushkës nuk mund ta rritësh  kurrsesi pushtetin.
***

Nuk pretendoj t’i jap përgjigje me pak radhë pyetjes që meriton volume se pse tek ne politikanët nuk e arrijnë pjekurinë politike të domosdoshme për të ndërtuar një pushtet të qëndrueshëmn – në kuptimin që i jep këtij Hannah Arendt, si aftësi e njerëzve për të vepruar së bashku, – por mbeten në stadin rinor të atij që mendon se historia fillon me të dhe e gërryejnë gjithnjë e më shumë pushtetin, nëpërmjet dhunës. Por dua të paralajmëroj edhe një herë se sjelljet e dhunëshme të Edi Ramës dhe të oligarkëve e kriminelve që e mbështesin – që u demostruan edhe javën që shkoi në mënyrë të shëmtuar në Elbasan dhe tek Parku – janë në këtë ravë e se, në terma afatgjata, kjo sëmundje, që ka rezultuar aq shkatërrimtare për ne, mund të çojë në shpërbërjen e mëtejshme të aftësisë së shqiptarëve për të ndërtuar shtet. Prandaj njerëzit e vullnetit të mirë, edhe brenda partisë Socialiste, duhet të ngrenë barrikadë sa s’është vonë ndaj kultit të dhunës që po promovojnë këta rilindas duke i kundërvënë atij bashkëpunimin e vërtetë dhe të sinqertë me njerëzit në rrugën e vështirë, por të vetmen, për ndërtimin e një shteti demokratik.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

Referendumi/ Blushi: Marrëzi e Ramës që do të konkurrojë me vetveten

Next Post

VIDEO + 16/ Ja si luajnë femrat me penisin e striptistit në lokalet e Tiranës për 8 mars

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

VIDEO + 16/ Ja si luajnë femrat me penisin e striptistit në lokalet e Tiranës për 8 mars

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.