• Latest
  • Trending
  • All

Luan Starova: Letërsia më ktheu në vendin tim

08/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 19 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Luan Starova: Letërsia më ktheu në vendin tim

08/05/2016
in Kulture

Në Tiranë u promovua vepra e shkrimtarit Luan Starova. Kompleti i librave të Sagës ballkanike përmban një lexim hermeneutik të Sagës ballkaniketë Luan Starovës, nga autori Fatmir Sulejmani. Më pas, romanet më të njohura “Librat e babait”, “Koha e dhive” dhe “Kurbani ballkanik”. Shkrimtari ndodhet në Tiranë si Autori i Vitit, i ftuar të qëndrojë në Shtëpinë e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve Letrarë. Për shkrimtarin Luan Starova, e djeshmja ishte një ditë e rëndësishme në krijimtarinë e tij letrare. “Sepse e konsideroj si një kthim në vendin tim, që ma mundësoi vetëm fenomeni i letërsisë. Kthim në vendin tim, kthim midis familjarëve të dy degëve të një familjeje të cilave unë u takoj, e cila kishte fatin të gjindet jashtë vendit të vet dhe të kalonin gati 60 vjet larg”.

Luan Starova ishte vetëm 3 vjeç kur familja e tij u largua nga Shqipëria në vitin 1943. Ruajtja e kulturës, gjuhës dhe identitetit shqiptar ka qenë pjesë e rëndësishme e jetës së tij dhe familjes, çka gjen shprehje edhe në letërsinë e Starovës si shkrimtar.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

“Ky ekzil ka filozofinë e vet…nuk ka qenë as epik, as lirik e as sentimental, por ka qenë shumë i ashpër, shumë i egër. Nuk është manifestuar me një vuajtje fizike, mirëpo prapë ka qenë si të jetosh, të krijosh dhe ta konfirmosh identitetin tënd duke jetuar me identitetin e tjetrit. Kjo është një situatë mjaft komplekse, mjaft e ndërlikuar. Konkretisht, në rastin tim dhe të familjes sime ka qenë situatë edhe më delikate. Gjëja kryesore që kemi dashur ta mbrojmë ka qenë gjuha, doket dhe tradita, domethënë në një makrobotë mjaft të mbyllur, mjaft të izoluar, që nuk ka komunikuar me botën e jashtme”. Rrugëdaljen nga ky izolim, nga ky moskomunikim Luan Starova e gjeti përmes letërsisë. Deri në vitin 1997 autori kishte krijuar bazën për sagën e tij ballkanike me botimin e 4 romaneve: “Librat e Babait” (1992), “Koha e dhive” (1993), “Çelësi ballkanik” (1995) dhe “Muzeu i ateizmit” (1997). Vitet në vijim, nga 1997 deri më 2011sollën për shkrimtarin Luan Starova plotësim të sagës me tituj të rinj, të tillë si: “Dheu i mbjellë”, “Udha e ngjalave”, “Kështjella prej hiri”, “Erveheja, libri për një nënë”, “Dashuria e gjeneralit”, “Ambasadat”, “Ambasadat e reja”, pas të cilëve ai do e forconte truallin e tij letrar me romanet e radhës: “Ballkan babel”, “Jeniçerët”, “Polifonistët”, “Kthimi i dhive”.

“Unë personalisht gjatë gjithë jetës kam studiuar letërsinë, fenomenet e letërsisë, teoritë e saj dhe në moshën 50-vjeçare vendosa të filloj këtë sagë ballkanike, të cilën e kam shpresuar në vete dhe e kam konsideruar si një lloj kthimi nga vendi im, nga Shqipëria, nga gjuha dhe traditat e mia dhe këtë e kam bërë në një proces shumë të gjatë, gati 60-70 vjet. E kam krijuar gërmë pas gërme, fjalë pas fjale, tullë pas tulle duke ndërtuar këtë shtëpi të sagës ballkanike, e cila rrëfen për historinë e një familjeje shqiptare gjatë një shekulli që ballafaqohet me dramën historike të shqiptarëve, sepse ne kemi historinë ndoshta më dramatike në botë, me faza të ndryshme, mirëpo me një forcë mbijetese që rrallë e ka ndonjë popull, qoftë në Ballkan, qoftë në botë. Jam ballafaquar me një histori të tillë, që ta transmetoj në një vepër letrare dhe që njëkohësisht jep një lloj historie shqiptare. Për fat të mirë, ajo u pranua në botë dhe shumë kritikë e njerëz që interesohen për shqiptarët i kërkojnë këto vepra pa marrë parasysh në cilën gjuhë janë shkruar apo si janë shkruar, për ta e rëndësishme është se zbulojnë një botë. Qëllimi im ka qenë që unë t’i mendoj problemet kyçe të shqiptarëve dhe t’i transponoj në këto vepra letrare jo në mënyrën e historive apo romaneve historike të shek të19-të, të një narracioni të bazuar mbi faktet historike, disfatat, luftërat, gjakderdhjet dhe vrasjet, por thjesht të flas për një tjetër histori familjare dhe për këtë më ka shërbyer si të themi kjo bibliotekë imagjinare që e kam trashëguar nga babai. Domethënë, ky ka qenë një lloj institucioni që i ka të gjitha gërshetimet, të gjithë librat mbi fenomenet të cilat rrëfehen prej librit në libër, prej metafore në metaforë”, – tha shkrimtari Luan Starova në promovimin dje të kolanës së librave të “Sagës Ballkanike”.

Post Views: 128
Tags: albaniaatdheuAuthor of the YearAutori i VititBalkan Sacrificebooks and fatheredi ramahomelandKurbani ballkanikletërsiaLibrat e babaitliteratureLuan StarovashqiperiaTirana
Previous Post

Ziadin Sela: Lëvizja për marrjen e kreut të PDSH-së mbështetet fuqishëm nga populli

Next Post

Arrestohet “Tezja”, truri i rrjetit botëror të kokainës

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Arrestohet "Tezja", truri i rrjetit botëror të kokainës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.