Pas thirrjes së mikut të vjetër të Berishës gjatë gjithë viteve ish-ambasadorit të parë të SHBA në Tiranë Rayerson që deputetët e PD të votojnë reformën në drejtësi dhe të mos dëgjojnë udhëheqjen politike, pas thirrjes së ish-kongresmenit DioGuardi në drejtim të opozitës që të votojë reformën në drejtësi, ambasadori Donald Lu ndoshta po bën përpjekjen e fundit për të arritur të bindë PD të votojë pro reformës.
Ndërkohë opozita vijon të këmbëngulë tek “vendet e rezervuara” dhe rekomandimin 88 të Venecias si kushti i vetëm për të votuar reformën në drejtësi.
















