“Maqedonia ka shumicë të re legjitime dhe kryetar të ri legjitim të Kuvendit, të zgjedhur sipas Kushtetutës, Rregullores dhe ligjeve të RM-së, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Proceset demokratike, siç citohet, vazhdojnë në drejtim të formimit të qeverisë së re dhe se liderët e partive politike, institucionet, të punësuarit në institucione janë të detyruar që të mundësojnë formimin e saj.
“Vazhdimi i proceseve demokratike është prioritet shtetëror. Shkelja e interesave shtetërore është jokushtetuese dhe vepër e rëndë penale dhe mbart përgjegjësi”, thuhet në reagimin e LSDM-së.























