Sipas LSDM-së, shumë shpejt do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit dhe pastaj edhe qeveri e re e qytetarëve të Maqedonisë së bashkuar, në pajtim me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet në shtet.
“Vendimi është i 700.000 qytetarëve i shprehur në zgjedhjet kredibile, i filtruar në 67 mandate të deputetëve të shumicës parlamentare, i cili ka të drejtë, por edhe obligim t’i zgjedhë kryetarin e ri të Kuvendit dhe Qeverinë e re”, thekson LSDM-ja, shkruan Alsat M.
“Iu themi institucioneve dhe të punësuarve në to, se ka shumicë të re parlamentare dhe se janë të obliguar t’i mundësojnë proceset demokratike në pajtim me vullnetin e shumicës së qytetarëve nga zgjedhjet”, thuhet në kumtesë.























