Lorik Cana ka dalë në një konferencë për shtyp në ambientet e FSHF-së, ku ka marrë detyrën e re, duke u emëruar Ambasadori i Grassroots, që merret me projektin “Grassroots” të FIFA-s, për futbollin e fëmijëve.
“Kur jam prezent në ambientet e Federatën, ndihem mirë, pasi ndihemi si një trup i vetëm, duke punuar për ngritjen e cilësisë. Gjithsecili mundohet të japë vlerat profesionale. e ndiej detyrë të kontribuoj në futbollin e vendit tonë. Ne si shoqëri kemi përfituar shumë nga sporti. Vitet e fundit është konstatuar se nëse ne punojmë, mund të jemi të suksesshëm. Ne jemi një vend në zhvillim dhe futbolli ndihmon në këtë pjesë. Unë mendoj që për të pasur një pjesëmarrje të madhe nuk vjen brenda një dite. Ne në vendin tonë nuk e di a kemi pasur më parë, por unë do vazhdoj të jap stimuloj, të nxit njerëzit të merren me futboll. Është një program për të marrë pjesë në futboll. Unë tani bëj pjesë te veteranët dhe kam vendosur të vazhdoj me projektet e Federatës, për të bindur dhe nxitur të gjithë për ti mbajtur me frymën e sportit, për ti dhënë vlera futbollit. Nuk do jetë një detyre e përditshme, por kërkon një punë të madhe. Rezultatet i presim pas disa vitesh”, ka thënë Cana na fjalën e tij.






















