“Mund të vendoset çdo gjë edhe në Armeni, por ne duam që çdo gjë të vendoset në ndeshjen me Serbinë, por nëse jo, atëherë duhet të shkojmë deri në ndeshjen e fundit, ndoshta edhe në minutën e fundit”. “Ne e kemi fatin në dorë. Besoj në fitore me Serbinë, por edhe varet se çfarë ndodh në ndeshjen Portugali–Danimarkë, ku mendoj se Portugalia duhet të fitojë patjetër. Por ne e kemi fatin në dorën tonë”

“Jemi aq të përqenduar te futbolli, tek organizimi dhe përgatitja e lojës, në mënyrë teknike dhe gjërat e tjera nuk ndikojnë.
Ne e kemi fatin në dorë. Besoj në fitore me Serbinë, por edhe varet se çfarë ndodh në ndeshjen Portugali–Danimarkë, ku mendoj se Portugalia duhet të fitojë patjetër.
Por ne e kemi fatin në dorën tonë”, -tha kapiteni Cana, në një prononcim për “Sporti 1”.
Kapiteni dhe lideri i kuqezinjve beson se kuqezinjtë e kanë fatin në duart e veta dhe duan të vendosin vet për kualifikimin, ndonëse pret edhe fitore nga Portugalia në përballjen me Danimarkën, që për momentin ka një pikë më shumë se Shqipëria në grupin I, duke u renditur në vendin e dytë. Ndoshta çdo gjë mund të vendoset në takimin e fundit në Armeni?
“Po, mund të vendoset çdo gjë edhe atje, por ne duam që çdo gjë të vendoset në ndeshjen me Serbinë, por nëse jo, atëherë duhet të shkojmë deri në ndeshjen e fundit, ndoshta edhe në minutën e fundit, por mbi të gjitha, jemi me fat që jemi në këtë pozitë”, – përfundoi kapiteni Cana. Eduard Ilnica,















