…Keto dite neper rrjetet sociale po qarkullojne disa fotografi ku shihen lope qe enden neper plazhet shqiptare… Lopë ne Plazh… …Fajin e ka Mero Baze me gazeten “Tema”…sepse Lopet duke ngrënë gazeten e Meros kane parë ato fotot e turpshme te Kryeministrit Rama dhe e kane kuptuar qe edhe ato mund te dalin pa mbathje ne plazh…Fundja Lopet pa mbathje rrine gjjthe kohes!Lopet e plazhit jane ngrënëse te rregullta te gazetes “Tema”,bile jane dhe te abonuara ne ate gazetë sepse e hane rregullisht prane çadrave te deputeteve…Kane preferenca Lopet!…Duan gazeten “Tema” nga shtypi,kurse nga televizionet parapelqejne “Top Channel”,puna e “Big Brother”…Keto jane me te preferuarat nga Lopet sepse ua shtojne qumeshtin!Kete gje e kane kuptuar dhe barinjte te cilet jane abonuar ne “Digitalb” dhe kane vene ekranet e sheshta neper stalla…”Nuk ka derman me te madh se “Big Brother”…S’ka me ate emision!”-thoshte nje bari i intervistuar,-“Sidomos per ndërzimin!S’kane ç’na duhen stimulantet!…”Big Brother” i harbon fare Lopet!”… …Jo çdo gje vjen per te keq!Lopet me plazh ndikojne ne mbarevajtjen e sezonit: E para,Lopet mirembajne plazhin!Duke qene se pushuesit nuk e pastrojne plazhin atehere ate gje e bejne Lopet!Lopet hanë gjithshka, lëvore bostani,hane çdo gje qe hidhet neper rërë,ushqime te lëna pergjysme nga femije te llastuar,hane qeska,pampersa per femije dhe te rritur! E dyta,Lopet jane krijesa kontemporane! Ato jetojne ne sintoni me kohet moderne…Jo vetem qe nuk kane fare komplekse per te dale pa mbathje ne plazhe,por edhe jane veprimtare aktive per mbrojtjen e mjesidit!Jane per nje Planet te Gjelber!Jane “Green”!Kryejne riciklimin…Gjithe ato mbeturina qe hane neper plazh,ushqime,qeska,pampersa femijesh dhe te rriturish i tresin ne stomak dhe i shnderrojne ne…Qumesht!…Qumesht qe pihet nga pushuesit,sepse Lopet aty rrotull plazhit jetojne…Qumeshtin e riciklimit e pine po nga ata pushues qe i kane hedhur ato mbeturina!Per hir te vertetes duhet thene se disa nga mbeturinat riciklohen edhe si bajga pot edhe bajgat kthehen te pushuesit sepse Lopet kane privilegjin ti leshojne ku tu teket… Nje tjeter ndikim pozotiv nga endja e Lopeve Nudo neper plazh eshte edhe impakti ne turizem!Disa skeptike mund te thone se pushuesit nga Evropa nuk do vijne me ne plazhet tona kur te shohin keto fotot me Lopet qe bredhin plazheve!?…Gabim…Ne Evrope ka plot zoofile,nga ata qe kane shume dashuri per kafshet!…Apo nuk ka pak kafshe shtepiake ne plazhet tona!?Nuk ka vetem lope,ka edhe dhi…Dele me fakt sikur nuk te zë syri por kjo mungese shpjegohet nga prania e dhive…Delet nuk dalin ne plazh se si eshte ajo fjala “Njehere ia pa dhia deles!” E per kete nuk duan t’ua bejne qejfin dhive…Përveç asaj Delet nuk kane as kohë sepse jane shume te zëna…gjithe diten mitingjeve të LSI-së… Por harruat me kryesoren zoterinj skeptike!Harruat Indinë!Kur te shohin hindusët fotot tona me Lopet qe enden lirshem plazheve ata do lajthisin fare!Plazhet tona do kthehen me vende pelegrinazhi per hinduset adhurues te lopeve!Mbi 1 miliard banore ka India dhe te gjjthe do turren te vijne nje here ne Shqiperi per te parë me sy trajtimin qe u behet lopeve ne vendin tone… ILIR SECI
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















