‘Lidhja Shqiptare UK’ oranizuan sot një protestë para ambasadës të Sërbisë në Londër duke dënuar ngjarjet që ndodhën Beograd gjatë lojës futbollistike Serbi – Shqipëri me 14 tetor 2014.
Njëra nga qëllimet kryesore të protestës ishte që të dënonte dhunën dhe të potencoj rëndësinë e paqes dhe stabilitetit. Mesazhi kryesor i protestuesve ishte se racizmi dhe dhuna nuk kanë vend në sport dhe qeveria e Serbisë duhet t’i merr të gjitha hapat e nevojshme që ta distancoj veten nga huliganët.
Organizuesit e protestës kanë shkruar një letër adresuar ambasadorit të Serbisë në Britani, duke ia kujtuar se qeveria e tij duhet të dënoj të gjitha format e dhunës dhe duhet të këshilloj publikun se sportet mund të luhen vetëm në ambiente të barbarta, mikëpritëse dhe respektuese.
Protestuesit më vonë e firmosën këtë letër, por për fat të keq stafi i ambasadës nuk patën vullnet që të krijojnë kurrfar forme të komunikimit me protestuesit, kështu që qe e pamundur të dorëzohet ajo letër
Protesta ishte paqësore dhe relativisht e qetë, ‘Lidhja Shqiptare UK’ konsideron që protesta ishte e suksesshme, jo vetëm për shkak të pjesëmarrjes por kryesisht për shkak të mesazhit të saj fisnik.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















