Nga 4 mijë fotografi që kanë aplikuar për çmimin “Taylor Wessing Portrait Prize”, në Londër, katër prej tyre janë përzgjedhur, në mesin e tyre edhe fotografia e Blerim Racaj. Cmimi do të ndahet më 11 nëntor, ndërkohë fotografia e fotografit shqiptar, paraqet katër të rinj duke pirë birrë në shkallët e Bibliotekës Kombëtare.
Fotografi shqiptar, Blerim Racaj ka hyrë në mesin e katër finalistëve, të cilët janë në pritje se cili do të jetë më i miri për çmimin “Taylor Wessing Portrait Prize”, në Londër.
Pos faktit që Racaj është shqiptarë dhe është sfiduar edhe me 4 mijë fotograf të tjerë deri te kjo përzgjedhje, ka edhe dicka tjetër shqiptare. Vetë fotografia që është dërguar në këtë garë, është fotografi e realizuar në Kosovë, e cila paraqet katër të rinj duke pirë birrë në shkallët e Bibliotekës Kombëtare.
“Fotografia shfaq momentet kur paqartësitë dhe dobësitë shfaqen të të rinjtë kur atyre u troket në derë pjekuria”, ka thënë Racaj për BBC-inë.
Se kush do të jetë fituesi nga këto katër fotograf, do të bëhet e ditur më 11 nëntor, dhe fituesi do të shpërblehet me 12 mijë funte.


















