Treni i mallrave të linjës Durrës-Elbasan ka pësuar avari dhe lokomotiva e saj është shkëputur duke dalë nga shinat. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm pranë urës së Dajlanit, vetëm pak pasi treni i mallrave ngarkuar me skrap, kishte nisur udhëtimin dy orësh drejt Metalurgjikut të Elbasanit. Si pasoje e daljes nga shinat te lokomotivës se trenit te linjes Durrës-Elbasan u bllokua edhe lëvizja ne këtë pjese te hekurudhës. Një grup pune me specialiste te hekurudhës mbërriti ne vend ku punoi për disa ore për futjen e lokomotivës ne shina. Shkak per daljen e lokomotivës nga shinat sipas specialisteve është bërë amortizimi i linjës hekurudhore.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















