• Latest
  • Trending
  • All

Lokomotiva e fjalëve të mërgatës shqiptare

15/04/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 31 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

Lokomotiva e fjalëve të mërgatës shqiptare

15/04/2019
in Diaspora, Edukimi

Nga Baki YMERI

Mërgata shqiptare
Daja është lokomotiva e ideve që shkruan me stil dhe elegancë. Lokomotiva është e rëndë, fjalët janë të lehta. Sadulla Zendeli Daja vjen para nesh me ëndërrime të vërteta. Daja ëndërron portën e Parajsës para se të fluturojë në qiell. Kur lexoj vargjet e tij, marr guximin ta pyes: E do një vagon me dritë, një kamion me kujtime, një anije me diell, një det me valë apo një qiell me fjalë? Daja buzëqesh dhe hesht, por heshtja e tij është një buzëqeshje e qiellit që qesh. Dhe ja kështu, duke vajtur nga drita në dritë, nga fjala në fjalë, nga vargu në varg, nga strofa në strofë dhe nga vjersha në vjershë, lokomotiva e ideve arrin nga mërgimi në vendlindje, nga vendlindja në Tiranë dhe nga Tirana në hënë. Nuk fluturon lokomotiva në hënë, por fluturojnë fjalët e Dajës që thotë shkurt e shqip: Nuk kam frikë nga vdekja, por vdekja ka frikë prej meje! Hahahaaaa! Sa bukur e ka thënë!

Lajme teNjejta

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

07/11/2022

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

12/11/2021

“Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”

20/07/2021

Poezia është qumështi i jetës dhe drita e dashurisë, ndërsa Daja është misionar i fisnikërimit të shpirtit me vlerat e gjuhës që shkruhet atje ku duhet. Atje ku duhet dhe atje ku ruhet. Rruga e poezisë është barabartë me rrugën e dritës, me rrugën e mendimit, me rrugën e ndriçimit të brendshëm. Drita dhe liria përbëjnë një çift metaforik. Në vargjet e Dajës shpërthen drita e fjalëve dhe parfumi i dashurisë. Poezia është lufta e fjalëve që burojnë nga zemra, sidomos kur Daja shkruan për vlerat e atdheut ku zotëron drita dhe femra. Lirika e tij nuk është as feministe dhe as pesimiste, por një lokomotivë ideshë me vlera reale dhe optimiste. Pse? Sepse Daja din ta ngarkojë vargun me shpirt. Ai vjen para nesh me një ndjeshmëri që i ka hije: “Kur nata përleshet me agimet/ Fshati i braktisur dehet/ Me qumështin e jetës/ Pemët i mbajnë krahët e ngritur/ Dhe kërkojnë bekimin e qiellit/ Valët vijnë e shkojnë/ Duke e prurë shpirtin e detit” (Qumështi i jetës).

Në vargjet e Dajës fëshfërijnë fjalët e shndërruara në mendime dhe idetë e gërshetuara me kujtime. Shpirti i Dajës është i mbushur me ndjenja dashurie ndaj njeriut, ndaj njerëzve dhe njerëzimit. I tillë është edhe Zoti i dashurisë që e shkul poetin nga mjegullat dhe nga netët e trishtimit. Shpirtin e tij e joshin përjetë dilemat, pyetjet dhe mendimet që zbresin nga qielli. Nata e poetit është kandili që i bën dritë dashurisë së përjetshme. Sa herë e dashur bie në mendime, vetëm ty të kujtoj moj e dashura ime, thotë Daja me fjalë identike në vargjet e tij. Poezia i bën dritë botës, ndërsa dashuria e vërtit botën përreth diellit. Daja vjen para nesh me flatrat e dashurisë dhe mendime të shëndetshme. Ai nuk ka frikë nga terri i ekzistencës, ngase jeton në një vend ku poeti nuk bëhet lëmoshtar, nuk internohet në shtratin e spitalit si pasojë e sëmurjes nga uria siç ngjau me Lasgushin dikurë, nuk i bezdis pasanikët duke u kërkuar ndihmë dhe nuk hidhet në valët e Senës së Parisit, siç u hodhën dy poetë të famshëm, i pari francez dhe i dyti rumun me prejardhje hebraike: Paul Celan dhe Gjerasim Luka.

Paralelisht me Sërmnovën në jug dhe Kalmarin dhe Ölandin në veri, në vargjet e Dajës defilon Arbëria dhe gjaku i Arbërit. Trimëritë e Xhemë Hasës dhe Kryetrimit të Arbërisë, janë subjekte elementare të veprave të tij paraprake. Daja shkruan për dashurinë ndaj mëmëdheut dhe flamurit kombëtar. Aty unë, Gjergj Kastrioti e bëri të papërsëritshme një epokë, siç ishte ajo në kohën kur e udhëhiqte atdheun e shqiponjave. Një shqiponjë e këtillë e mërgatës shqiptare, është edhe poeti Sadulla Zendeli Daja. Vargjet e tij janë të ndërtuara në bazë të disa sintagmave universale (mirësia dhe ligësia, terri dhe drita, jeta dhe vdekja, dashuria dhe urrejtja), njeriu duke patur si temë qëndrore misterin e ekzistencës. Gjëja më me vlerë që mund të marrësh nga dikush që do, është koha. Nuk janë fjalët, nuk janë lulet, nuk janë dhuratat, por është koha. Sepse ajo nuk kthehet më mbrapa. Atë ta ka dhënë Zoti ty, dhe është vetëm e jojtja! Nuk ka rëndësi nëse ka qenë një orë apo një jetë. (D. Grosmann). Lirika e Dajës evoluon nga vitaliteti i jetës drejt trishtimit metafizik: “Hap dritaret e kohës/ T’i shoh lulet e vjeshtës/ Afër e kam botën tjetër” (Dashuri e bekuar).

Frymëzimi për poetin s’është gjë tjetër veçse një dritë e bekuar që buron nga thellësitë e shpirtit. Ai është një ndriçim që sipas fuqisë së dhuntisë, e lidh fjalën me fjalë, mendimin me mendim dhe dritën me dritë. Sipas Biblës, në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte Zoti, dhe Zoti ishte Fjala. Ai ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerëzve. Nga drita e njerëzve lindin fjalët e poetit që ulen në varg, vargu në poezi, dhe kështusoj të tubuara, e ndriçojnë zemrën. Në vizionin e Hesiodit, frymëzimi është një dhunti e muzave. Sipas Platonit, ai është një emisar i qiellit. Njerëzit e pajisur me dhuntinë e harmonisë dhe të ritmit, janë ata që e kanë lindur poezinë. Vetëm ata që dinë të krijojnë gjëra madhështore, e meritojnë emrin e poetit, thotë Horaci. Nga mendimet e filozofëve të famshëm të botës antike, kuptojmë se frymëzimi është drita e dritës.

Nëse faltorja është Shtëpia e Zotit, poezia është Vatra e Hyjnive. Në vargjet e tij, Daja din të komunikojë me qiellin dhe hyjnitë. Ai shkruan me zërin e zemrës dhe afshin e dashurisë që fliste me gjuhën e qiellit: “Ajo i zgjonte pemët nga gjumi/ Dhe i lutej Perëndisë/Që të fitojë besnikëria” (U zgjuan fjalët). Kemi thënë paraprakisht se poezia është e bija e mahnitjes. Nuk ka poet që nuk e ka përjetuar dashurinë e vërtetë gjatë jetës së tij. Poeti e konsideron femrën si një zjarr të shenjtë. Dashuria është zjarri i bekuar që të jep fuqi dhe shëndet. Këtë e thot edhe Daja në kuadrin e vargjeve të tij: “Ti je lumi i jetës sime/ Gjithmonë e magjepsur/ Bukuroshe zemërtrime/ Ti je shpirti im/ I mbushur me dashuri/ Zërin tënd e dëgjoj/ Sytë e tu s’i harroj” (Në shpirt e zemër të kam). Dhe më tej: “Ti je drita që e ndriçon rrugën/E mërgimtarit në detin e hapur/ Lëkundet anija me kujtime/ Eja moj zanë për ledhatime!” (Strehim)

Daja përshkruan disa probleme fundamentale të ekzistencës dhe ka guxim ta kapë për veshi një subjekt që na ka sjellë problem si identitet kombëtar dhe kulturor. Feja e huaj sipas tij është opium. Opiumi është një helm që nuk pihet, kurse feja e huaj është një pengesë që na ka dëmtuar si komb gjatë historisë. Daja e ka fjalën për klerikët e fanatizmit që në vend të patriotizmit i japin prioritet fetarizmit: “Shqiptarët duhet të shkollohën sa më shumë, dhe të rrinë sa më larg fesë dhe injorantëve radikal islamik. Vetëm keshtu do të mund t’u imponohen sllavo-çetnikëve. Duke vepruar në këtë mënyrë, ata bëhen shqiptarë dhe europianë të denjë”.

Asgjë nuk është më e pasur, më e bukur dhe më e këndshme se sa poezia. Ajo është një dhuratë e shenjtë që krijon miq dhe famë, por jo edhe para! Jo më kot dikush ka thënë se filologjia dhe letërsia janë shkenca e kultivimit të varfërisë. Kjo vlen për vendet aziatike, afrikane dhe ballkanike, por jo edhe për perëndimin demokratik, ku poeti jeton si mbret. Poeti noton ndërmjet tradicionalizmit dhe modernizmit. Motivet lirike që defilojnë në poezitë e Dajës janë: atdheu, mali, drita, zjarri, toka, nata, terri, lotët, lumi, parajsa, heshtja, malli, gjumi, vera, hëna, dielli, yjet, dashuria, vetmia etj. Në këtë, si dhe në vëllimet paraprake, identifikojmë edhe tema tjera poetike, si: dasma, ëndrrat, shqetsimi, ekzistenca, vendlindja, mërgimi, universi, Perëndia, besnikëria, etj. Qoftë e bekuar edhe kjo vepër e re e gostivarliut tonë që jeton dhe vepron në trojet e mërgatës shqiptare!

Post Views: 132
Tags: Baki YmeriRumania
Previous Post

Ikja e qytetarëve nga Kosova: Vjen porosia për liderët politikë, dëshmojeni patriotizmin!

Next Post

Hooper: Kosova pa nevojë po i ngul gishtin në sy Amerikës

Related Posts

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

by TheAlbanian.co.uk
07/11/2022
0

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe...

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

by TheAlbanian.co.uk
12/11/2021
0

Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

“Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”

by TheAlbanian.co.uk
20/07/2021
0

Arben Çokaj, Frankfurt am Main, Gjermani 19 korrik 2021 Gëzim Alpion, “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj” Bloomsbury: New...

Emigrantët regjistrim online, verifikimi përmes ‘face-ID’/ KQZ publikon draftin

by TheAlbanian.co.uk
10/01/2021
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sor draftin e projekt aktit “Për Rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit...

Next Post

Hooper: Kosova pa nevojë po i ngul gishtin në sy Amerikës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.