• Latest
  • Trending
  • All

Loja e Llallës me organigramën, pa rezultate kundër korrupsionit

24/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Loja e Llallës me organigramën, pa rezultate kundër korrupsionit

24/03/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Ndryshimet e vazhdueshme në strukturën e Prokurorisë gjatë mandatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla dështuan të japin rezultatet e premtuara me anë të cilave ato u justifikuan.
Më 10 dhjetor të vitit 2012, pasi ishte dekretuar nga Presidenti i Republikës si Prokuror i Përgjithshëm, Adriatik Llalla përcaktoi si kriter të vetëm të karrierës së një prokurori zbatimin e ligjit dhe paanshmërinë e tij nga krimi dhe politika.
“Nëse prokurori nuk ka bërë pakt me krimin, nëse prokurori i merr vendimet vetëm duke u bazuar në ligj, atëherë ai është i pavarur nga krimi, është i pavarur nga politika,” u shpreh Llalla.
“Ndershmëria dhe përfaqësimi dinjitoz i akuzës në emër të shtetit do të jenë të vetmet kritere që do të ndikojnë në karrierën tuaj,” shtoi ai.
Prej kësaj deklarate të tre viteve të shkuara, organi i akuzës është përfshirë disa herë në rokada emërimesh dhe shkarkimesh në nivel drejtues. Shumë krerë prokurorie janë shkaktuar apo transferuar me motivacionin e përsëritur të “rritjes së cilësisë në ndjekjen penale” të organit  prokurorisë.
Megjithatë, ekspertët mbeten skeptik mbi produktin e këtyre lëvizjeve të shpeshta, të cilat kanë shënuar në masë të madhe mandatin e Adriatik Llallës në krye të organit të akuzës.
“Edhe pse ndryshimet në organin e akuzës kanë qenë të vazhdueshme, duhet thëne se rezultatet lënë për të dëshiruar,” shprehet ish-zëvendësministri i drejtësisë Sokol Hazizaj.
Sipas një vëzhgimi të BIRN Prokuroria ka ndërmarrë katër riformatime të mëdha të strukturës së saj gjatë mandatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ndryshimi më i fundit në strukturën e organit të akuzës është firmosur nga Llalla me 15 mars.
“Prokuroria Shqiptare do të rifreskojë kuadrin drejtues në disa njësi strukturore në të tre nivelet, me qëllim rritjen e cilësisë në ndjekjen penale,” thuhet një njoftimin zyrtar, sipas të cilit ndryshimet në nivel drejtuese vinin si rrjedhojë e përfundimit të analizës vjetore të vitit 2015.
Në ndryshimin e radhës, kryeprokurori vendosi të shkrijë drejtorinë Gjyqësore dhe të Ekzekutimeve të Dënimeve Penale, duke shkarkuar në këtë mënyrë Arben Dollapajn, i cili pas këtij vendimi do të shërbejë si prokuror i thjeshtë.
Ndryshime pësoi edhe Drejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale. Pa asnjë motivacion sqarues thuhet se kjo drejtori do të përbëhet nga 6 prokurorë dhe do të drejtohet nga  Adnan Xholi.
Ndryshime në nivelin drejtues pati edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku ish kreu i saj, Blerim Tominaj kalon prokuror i thjeshtë ndërsa komandohet si drejtues, Besim Hajdarmataj.
Ndryshime në strukturë nuk i kanë shpëtuar dhe prokuroritë e rretheve, duke filluar nga Prokuroria e  Apelit të Vlorës, e Lezhës  e deri në Tropojë.
Në njoftimin zyrtar zyra e shtypit të kryeprokurorit saktëson se “po shqyrtohen mundësitë e ndryshimeve të tjera, me synim përmirësimin e mëtejshëm të aktivitetit institucional.”
Beteja e humbur kundër korrupsionit
Sipas raport progresit vjetor të Komisionit Europian, korrupsioni në nivelet e larta të administratës mbetet një nga sfidat kryesore me të cilën Shqipëria përballet në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.
Më 9 shator të vitit 2014, kryeprokurori Adriatik Llalla urdhëroi  ngritjen e Seksionit të Hetimit të Korrupsionit dhe Pasurive pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.
Sipas njoftimit për shtyp ky seksion do të drejtohej nga Arben Kraja dhe në përbërje do të kishte dy prokurorë e dy oficerë të policisë gjyqësore.
Objekti i hetimit të tyre do të  ishin rastet e korrupsionit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të lartë, përfshirë të zgjedhurit vendor, me fokus hetimin pasuror.
Ngritja e kësaj strukture u pasua me deklarata të forta të Kryeprokurorit se kishte  “nën hetim një numër të konsiderueshëm zyrtarësh, kryesisht të nivelit të lartë, që dyshohet se janë të përfshirë në veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.”
Përtej deklaratave të Llallës në media, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë që për veprën penale të “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të të zgjedhurve vendorë”, nuk ka qenë asnjë i dënuar për vitet 2014-2015.
I vetmi dënim i ashpër për korrupsion i një zyrtari publik në këtë periudhë duket se është ai i ish-drejtoreshës arsimore të Lushnjës Luiza Tabaku, e cila u dënua me 9 vite burg për krijimin e një rrjeti të marrjes së ryshfetit për punësimet nëpër shkolla.
Po kështu, kjo strukturë duket se ka dështuar edhe në hetimet pasurore të funksionarëve të lartë.
Të dhënat e marra nga BIRN nga ILDKPKI tregojnë që gjatë dy viteve të fundit, Inspektorati ka paditur në Prokurori 158 zyrtarë të lartë dhe të mesëm; ku përfshihen gjyqtarë, deputetë, diplomatë, ish ministra, të zgjedhur vendorë apo punonjës në tatime dhe dogana – dy sektorë të administratës publike me një nivel të lartë korrupsioni.
Vetëm në pak raste, Prokuroria ka qenë e aftë të ngrejë akuza dhe të dërgojë për gjykim zyrtarë që akuzohen për fshehje pasurie – kryesisht zyrtarë të nivelit të mesëm. Megjithatë, edhe kur këto akuza kanë shkuar për gjykim, ato shpesh janë hedhur poshtë nga gjykata, duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e hetimit.
Për juristin Sokol Hazizaj, arsyeja e dështimeve të prokurorisë në hetimin dhe dënimin e rasteve  të korrupsionit për zyrtarët e nivelit lartë duhet kërkuar tek mungesa e bashkëpunimit mes institucioneve publike.
“Për jo profesionistët duket sikur organi hetimit nuk vepron ndaj përfaqësuesve të organeve publike, fakt i cili ka pjesë të së vërtetës por në thelb ekziston e kundërta. Nuk ekziston bashkëpunimi midis organeve publike dhe organit të hetimit. Pra mungon thellësisht vullneti politik i zbatimit të ligjit,” thotë Hazizaj.
Në verën e vitit 2015 Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshime të Kodit të Procedurës Penale duke vendosur nën juridiksionin e  Prokurorisë së Krimeve të Rënda hetimet për veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë, ndërsa kryeprokurori urdhëroi shtimin e prokurorëve të strukturave kundër korrupsion.
Po në janar të vitit 2016, zyra e shtypit të Prokurorit të përgjithshëm  njoftoi se Lalla kishte vendosur të  ristrukturonte sërish njësinë Antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke larguar nga drejtimi i kësaj njësie prokurorin Dritan Reshka.
Kryeprokurori i argumentoi ndryshimet duke u shprehur “se ngarkesa e kësaj njësie nuk ka qenë e lartë, pasi nuk ka pasur referime për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë gjatë muajve të fundit nga institucionet e ngarkuara me ligj”.
Sipas Hazizaj, për shkak të presionit politik në Shqipëri institucioni prokurorisë po kalon një krize ekzistenciale.
“Presionin politik i drejtpërdrejtë i politikës ndaj akuzës, deri në pengim të saj, ka sjell si pasoj mosfunksionimin e këtij organi,” tha Haziaj.
“Kjo e bën të pamundur realizimin e një hetimi serioz dhe profesional të prokurorit, duke e rrezikuar seriozisht jo vetëm pavarësinë por dhe ekzistencën,” shtoi ai.
Përveç presionit politik Hazizaj rendit edhe mungesën e profesionalizmit në radhët e Prokurorisë si një nga shkaqet për rezultatet e dobëta të saj, duke u shprehur skeptik që lëvizjet e fundit të urdhëruara nga Kryeprokurori Llalla mund të sjellin rezultate të dukshme në punën e saj.
Previous Post

Rritje e frikshëm me 439 % e kërkesave për azil nga shqiptarët në 2015, ikën të rinj

Next Post

KiE: Reforma territoriale ka krijuar konfuzion

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

KiE: Reforma territoriale ka krijuar konfuzion

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.