Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka urdhëruar nisjen e hetimeve për disa drejtues dhe zyrtarë të policisë në lidhje me grabitjen e ndodhur një ditë më parë në aeroportin Nënë Tereza. Hetimet do të përfshijnë ata drejtues që konsiderohen përgjegjës për zbatimin e masave të shtrënguara të sigurinë në aeroport, pas sulmeve terroriste në Stamboll. Sipas prokurorisë, masat e sigurisë në Rinas rezultuan jo-efikase dhe kjo u dëshmua gjatë grabitjes së një sasie të konsiderueshme parash në pistën e fluturimeve. Në hetime janë angazhuar drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme për të kryer të gjitha veprimet hetimore për këtë rast të rëndë. /Lapsi.al
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...