Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla deklaroi se përballja me krimin e organizuar është sfida kryesore e autoriteteve shqiptare.
Gjatë një konferencë të përbashkët në Prokurorinë e Përgjithshme, me kryeprokurorin e antimafias italiane, Llalla tha se nënshkruhet marrëveshja me palën italiane për të bashkëpunuar kundër krimit të organizuar, ndërsa e cilësoi si histori suksesi bashkëpunimin me Italinë, dhe si një komunikim në kohë reale.
Nga ana e tij, kryeprokurori i antimafias italiane, Franco Roberti u shpreh se impenjimi i përbashkët i nënshkruar vite më parë, ripërtërihet sot për t’iu përgjigjur sa më mirë fenomeneve të reja kundër krimit të organizuar, korrupsionit etj.
Ai tha se krimi i organizuar ndodhet i shtrirë në të dy vendet, duke nënvizuar domosdoshmërinë e hetimeve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Italisë, për të luftuar fenomenet kriminale që sipas tij janë bërë ndërkombëtare.
Roberti i cilësoi pasuritë e kriminelëve si pengesë për zhvillimin e vendeve















