“Unë sapo votova dhe me këtë rast ftoj të gjithë qytetarët e Drenasit që të dalin në zgjedhje. Ftoj po ashtu gjitha motrat, gratë dhe nënat tona që të dalin në zgjedhje. Gjithashtu, i përgëzoj gjithë komisionarët dhe vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë për punën e tyre dhe i ftoj që ta ruajnë procesin demokratik zgjedhor në çdo vendvotim”, ka thënë Lladrovci.
Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se Drenasi sot sërish do t’i japë shembull gjithë Kosovës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Lladrovci ka thënë se sonte pasi të dalin rezultatet e zgjedhjeve do të tregojë se çfarë nënkupton fjalia e tij “forca bën fuqinë”.
Lladrovci, i pyetur për këtë shprehje që e tha në një emision televiziv gjatë debatit me kundërkandidatin e tij, Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën, ka thënë se shpjegimin do ta japë “sonte në mbrëmje”.






















