“Vetëvendosje dikur kishte një vizion por ju e keni kuptuar se ky vizon ka ndryshuar dhe se ju nuk jeni ata që i gjuani policët tonë, që gjuani gazlotsjellës në Kuvend dhe që sulmon objektet e institucioneve me armë”.
“Ju i bashkoheni vizonit të PDK-së, vizonit emblematik të UÇK-së dhe ndërtimit të shtetit ligjor”, ka thënë Lladrovci.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë atyre që për disa pakënaqësi janë larguar nga PDK të kthehen.
Lladrovci ka thënë se do të sjellë një investitor zviceran që do të hapen 300 vende pune.






















