Ministrja Hoxha ka siguruar kryetarin Lladrovci për përkrahjen e parezervë nga Ministria e Drejtësisë.
Lladrovci ka thënë se me fillimin e mandatit si kryetar Komune, ka respektuar Ligjin duke pezulluar katër zyrtar që kanë të ngritur aktakuzë dhe dy drejtor të drejtorive, ndërsa për të respektuar barazinë gjinore ka emëruar pesë drejtoresha dhe dy ushtruese të detyrës në shkolla fillore.
Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Dhurata Hoxha fillimisht ka uruar kryetarin Lladrovci për poziten e kryetarit të Komunës dhe ka përkrahur vendimet e tij për respektimin e Ligjit ndaj atyre që kanë të ngritur kallëzime penale dhe për respektimin e barazisë gjinore në institucionet vendimarrëse.























