I shoqëruar nga bashkëshortja, nëna, vajza dhe djali, Lladrovci ka apeluar për dalje të qytetarëve në zgjedhje.
“E shfrytëzuam të drejtën me votu. Thërras qytetarët me dalë me votu. Drenasi gjithmonë ka ditë me votu. Thërras vëzhguesit të kenë kujdes që këto zgjedhje të shkojnë në mënyre të drejtë”, tha Lladrovci.






















