“Nga zëvendëskryeministri Kuçi dhe ministrin Shala e Krasniqi, Lladrovci ka kërkuar për projektet që janë të planifikuara për këtë vit, të përfundojnë sipas planifikimeve. Zëvendëskryeministri Kuçi, fillimisht ka uruar kryetarin Lladrovci për marrjen e detyrës së re si kryetar komune dhe ka thënë se të gjitha projektet të cilat janë të planifikuara për këtë vit nga investimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të përfundojnë sipas afateve. Kryetari Lladrovci dhe zëvendëskryeministri Kuçi, janë dakorduar edhe për investime të tjera në vitet e ardhshme për të mirën e qytetarëve të Komunës së Drenasit”, thuhet në komunikatën e komunës.
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...






















