Serbia është duke u përballur me Zvicrën në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve.
Zvicerianët vijnë në këtë përballje si favoritë, pas fitores me Kamerunin dhe humbjes me Brazilin. Ata renditen në vendin e dytë me 4 pikë.
Nga ana tjetër Serbia kërkon fitoren e parë në këtë Botëror pas humbjes ndaj Brazilit dhe barazimit me Kamerunin. Ata renditen në vendin e fundit me 1 pikë.
SERBI – ZVICËR 2-2
Mitroviç 26′, Vlahoviç 35′ / Shaqiri 19′, Embolo 44′
KOMENTI LIVE:
Mbyllet pjesa e parë!
44′ GOOOOOOL ZVICRA 2-2/ Vendoset sërish baraspesha, aksion model i kombëtares helvete, që finalizohet me sukses nga Embolo, i cili i vetëm me portën e boshatisur e pati shumë të thjeshtë të realizonte.
41′ Rodriguez harkon nga e majta për Embolo, por kontrollon gjithçka portieri serb.
35′ GOL SERBIA 2-1/ Përmbyset rezultati, ballkanasit realizojnë me Vlahoviç, që përfiton nga një përgjumje në mbrojtje i Zvicrës. Sulmuesi i Juventusit thyen bukur një top brenda zonës duke e dërguar në rrjetë.
34′ Vargas është futbollisti i dytë në radhët e Zvicrës i ndëshkuar me karton të verdhë.
30′ E pabesueshme çfarë humbet Xherdan Shaqiri. I vetëm në hyrje të zonës, futbollisti me origjinë shqiptare ka sfumuar një mundësi të artë duke e dërguar topin jashtë kuadratit.
26′ GOL SERBIA 1-1/ Vendoset baraspesha, sulmuesi Mitroviç godet saktë me kokë pas harkimit të Tadiç, duke e dërguar topin në kënd të pamundur për portierin.
19′ GOOOOOL ZVICRA 0-1/ Shënon Xherdan Shaqiri, futbollisti me origjinë shqiptare çon peshë zemrat e tifozëve helvetë. Pas asistit të Sou, futbollisti godet saktë duke përshëndetur rrjetën.
15′ Vidmer ndëshkohet me karton të verdhë për faull taktik ndaj mesfushorit të Juventusit, Kostiç.
10′ Mundësi e shkëlqyer për Serbinë, shtylla i mohon golin e avantazhit Zivkoviç, i cili lëshoi një predhë të vërtetë me të brendshme që u ndal në shtyllë.
4′ Kundërpërgjigjet Serbia me mbrojtësit Milinkoviç që provon me kokë pas harkimit nga këndi, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.
1′ Start emocionues i Zvicrës që i shkon shumë pranë golit të avantazhit me Embolo, që provoi brenda zonës me një gjuajtje të menjëhershme, por u ndal nga portieri Milinkoviç-Saviç.
1′ Starton sfida!
Panorama
















