Ai ka bërë thirrje shqiptarëve të tubuar aty që të qëndrojnë në shesh deri sa vendi të shkojë në zgjedhje të lira, e deri atëherë të krijohet një Qeveri teknike.
“A jeni agati të luftojmë bashkë, të luftojmë bashkë për Shqipërinë, bashkë për zgjedhje të lira, për të shpordhur këtë Qeveri të krimit e të drogës”, ka thënë Basha, që ka marrë miratimin për këtë nga masa me brohoritjet “Rama ra”.
“Jemi këtu për të përmbushur ëndrrën e secilit për një jetë më të mirë për të gjithë. Sot është dita kur nisim marshimin drejt këtij qëllimi, e ky qëllim është më i madh se çdo gjë tjetër, sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë”, ka thënë Basha.
“Sot do të marrim një vendim të madh, dhe vendimi është në duar tuaja. Do të qëndrojmë këtu deri sa të sigurojmë zgjedhje të lira dhe ije nga kjo qeveri e kapur nga krimi dhe droga”.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flulzimbasha.al%2Fvideos%2F1412191288832048%2F&show_text=0&width=560





















