Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Lubomir Mariq, ka thënë se çështja e statusit të “Trepçës” duhet të diskutohet në Bruksel.
Mariq, në një intervistë për transmetuesin publik të Serbisë, ka thënë se përfaqësuesit serbë kanë tentuar t’i thonë kryeministrit Isa Mustafa se vendimi për formimin e Komisionit për Ligjin për “Trepçën” nuk është i mirë, transmeton Koha.net.
“Ky vendim nuk është ai për të cilin kemi biseduar dhe qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar – statusi i ‘Trepçës’ duhet të trajtohen në nivel të Brukselit “, ka thënë Mariq.
Ministri serb i Kosovës ka përkujtuar se Qeveria e Kosovës, në janar të vitit të kaluar, është përpjekur që t’a transformojë “Trepçën”, por Beogradi e kishte parandaluar këtë skenar duke iu falënderuar pozicionit të tij ndërkombëtar.
Mariq ka thënë se Komisioni për Ligjin për “Trepçën”, i cili ka 16 anëtarë. Ai ka shtuar se nuk sheh arsye që dy anëtarët serbë të komisionit të marrin pjesë në punën e komisionit, pasi ata mbivotohen nga shqiptarët.
“Në të (komision v.j.) janë ish-drejtorë e përfaqësues akademikë të Prishtinës, e qartë që do të mbivotohen. Ne shkuam në aktivitetet e bashkësisë ndërkombëtare që t’u themi se ajo nuk pasqyron marrëveshjen e koalicionit me partnerët me të cilët jemi në qeveri dhe do të shohim se si do të përfundojë kjo punë”, ka thënë Mariq.















