Lista Serbe, sipas Jevtiqit, do të përdorë çdo mekanizëm ligjor dhe demokratik, për ta zgjidhur siç e quajti ai “këtë problem”.
Ministri serb tha se Lista Serbe beson se të gjitha problemet dhe marrëdhëniet duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut. Po ashtu, ai tha se problemet nuk mund të zgjidhen në atë mënyrë që njëra palë të ftojë të tjerët në takim, për t’ia komunikuar pikëpamjet e veta.






















