Burime brenda kabinetit qeveritar kanë thënë për gazetën “Zëri” se procesi i përmbylljes së demarkimit të vijës kufitare mes Kosovës e Malit të Zi nuk mund të bëhet pa u kthyer Lista Serbe në Kuvend.
“Nuk ka asgjë në këtë proces pa u kthyer Lista Serbe. Na nevojiten votat e tyre”, ka thënë ky burim brenda Qeverisë.
Votat e deputetëve serbë i duhen koalicionit qeverisës, meqë Marrëveshjen për Demarkacionin po e kundërshton tash e një vit edhe opozita, e cila po kërkon kthimin në pikën zero të këtij procesi që, sipas tyre, është bërë keq dhe ia humb Kosovës mbi tetë mijë hektarë tokë.






















