Sipas tij, deputetët diskutuan projekt-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes në lidhje me krijimin e Fondit për Ballkanin Perëndimor, si dhe projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës Rajonale për bashkëpunim të rinjve në mes të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë, transmeton lajmi.net.
Ai tha se deputetët e Listës Serbe nuk e mbështesin as marrëveshjen për themelimin e Zyrës Rajonale për bashkëpunim të rinjve, për shkak se marrëveshja parashikon që zyra të përfaqësohet nga të rinj nga komuniteti shqiptar dhe jo nga të rinj e komunitetit serb.






















