Lista Serbe, përmes një deklarate të dhënë për Tanjug, tha se urimi për liri i ish-presidentit kroat, Stipe Mesiq, për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tregon qartë fytyrën e vërtetë të tij.
Sipas Listës Serbe, Mesiq është president rrënues shtetesh, nxitës dhe pjesëmarrës krenar për rolin e tij në shkatërrimin e një shteti, përmes luftës, që bëri të vuajnë serbë, myslimanë e kroatë.






















