Civilët kanë hipur nëpër autobus dhe janë dërguar në një strehimore të përkohshme, bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve.
Disa rebelë u janë dorëzuar forcave qeveritare, bëjnë të ditura mediat.
Rusia, aleate e Qeverisë siriane, njoftoi se katër korridoret e daljes do të hapen në Aleppo për civilët dhe rebelët.
Një veprim i tillë është mirëpritur nga OKB-ja, SHBA-të dhe agjenci të shumta të ndihmave, që veprojnë në këtë pjesë.
Nga SHBA-të kanë thënë se ky plan duhet të jetë përpjekje për të detyruar evakuimin e civilëve dhe dorëzimin e grupeve rebele të këtij qyteti.























