Avokati Ramë Gashi, ka konfirmuar për Indeksonline se klienti i tij Lirim Jakupi që nga ora 16 e ditës së djeshme është liruar në paraburgim me arrest shtëpiak.
“Po është me vendim të Gjykatës Themelore në Gjilan që masa e paraburgimit të caktohet në arrest shtëpiak për dy muaj dhe më pas pritet të ndodhë rigjykimi për një vepër penale përndryshe ai ka qenë i akuzuar për shumë vepra penale por nga të gjitha të tjerat është i liruar pasi është vërtetuar se është i pafajshëm në ato akuza vetëm për njërën vazhdon të akuzohet por që nga tani e tutje do të jetë në arrest shtëpiak”, ka thënë Gashi, shkruan Indeksonline.
Ndërsa akuza për të cilën vazhdon të akuzohet Jakupi sipas avokatit Gashi, është “vrasje e rëndë në tentativë”.
“Klienti im është në arrest shtëpiak që nga dita e djeshme, sipas vendimit të cilin unë e kam pranuar përmes adresës elektronike nga Gjykata Themelore në Gjilan”, ka përfunduar Gashi.






















