Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, ka shpërndarë një video që tregon qartë atë që ndodhi në stadiumin “ Partizani” në Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.
Nikolla thotë se këtë provë materiale ia ka dërguar edhe UEFA-s, por ajo nuk deshi që ta merrte në konsideratë.Pas postimit të videos, ministrja e Arsimit, u bën thirrje shqiptarëve që ta shpërndajnë video-dokumentin në të gjitha rrjetet sociale dhe mediatike.
“Në këtë video është dokumentuar e vërteta që UEFA mundi ta shihte dje pa mundur ta respektojë, për të respektuar Fair Play-n dhe vetveten! Por këtë të vërtetë bota nuk e ka parë, përveçse në disa copëza shumë të vogla që edhe ato u sfumuan nga hutimi i çuditshëm pas një kukulle fluturake me një banderolë. Prandaj shpërndajeni sa të mundni përmes internetit në drejtim të çdo gazete, televizioni, federate futbolli, klub futbolli nëpër Evropë e botë…
Postojeni në çdo adresë ku mendoni se dikush duhet ta shohë këtë të vërtetë dhe të bashkohet me ne, në bindjen se vendimi i djeshëm i UEFA-s ka cenuar drejtësinë, Fair Play-n dhe Respektin që UEFA i promovon aq shumë. Ndajeni përmes Facebook-ut tuaj këtë video-dokument, të realizuar ekskluzivisht për Komisionin Disiplinor të UEFA-s, me të gjithë yjet e futbollit evropian dhe me çdo futbollist që ndiqni në rrjetet sociale”,- është thirrja që Lindita Nikolla u bën të gjithë shqiptarëve.
I pari që e ka shpërndarë këtë video, është kryeministri Edi Rama
https://www.facebook.com/video.php?v=1489012991371997&set=vb.1408444276095536&type=2&theater
















