I pari i Nismës tha se, Koalicioni sot e ka pa qe nuk i ka votat me votuar demarkacionin, sepse deputetet nuk janë binde që ky variant është ashtu qysh po thotë Komisioni Shtetëror.
“Kosova duhet me dhënë përgjigje shtetërore, parlamentare, për demarkacionin, sepse ne Kuvend ka deputete që e kundërshtojnë marrëveshjen dhe të tjerë që kanë dilema”.
Limaj ka komentuar edhe deklaratën e presidentit, Hashim Thaçit, i cili kishte thënë se dy ekspertë që kanë thënë se e dijnë se demarkacioni është në rregull, por nuk munden me u tërheq se koriten.
Duke qeshur, Limaj ka thënë se është stil i tij, stil i mëhallës, krejt Kosova e ka kuptuar.
Duke folur për debatin e 3 gushtit, Limaj ka thënë se ka ndje kënaqësi derisa dëgjonte ekspertët duke e dhënë kontributin për shtetin e tyre, të cilët në vend se të paguhen për këtë, ata përkundrazi janë penguar.
Limaj ka thënë se ka pasur informacione se do të jetë një numri i madh i deputetëve që kanë me qenë kundër demarkacionit, bile ky numër do të shtohet.
Sipas tij dikush po kërkon me ngulm të votohet demarkacioni, e nëse nuk votohet ky variant, duhet të prishet koalicioni dhe deputetët e PDK-së janë në presion për këtë.
Limaj ka thane se mungesa e Listës Serbe sot në Kuvend nuk ka qënë për shkak të demarkacionit.
“Koalicioni i premtuar se ka me ju plotësuar disa kërkesa Listës Serbë dhe pa u bë plotësimi i tyre Lista Serbe nuk do të merr pjesë në Kuvend”, ka thënë Limaj në Rrokum Roll.
Lideri i Nismës ka thënë se Qeveria i ka rrugë: me qenë e përgjegjshme dhe t’i ftoj partitë opozitare me rishikuar këtë marrëveshje, ne jemi të gatshëm për këtë.
Sa i përket mospjesëmarrjes në protestën e organizuar nga Vetëvendosje, Limaj ka thënë: “S’kemi marrë pjesë në protestë, sepse e kemi ditë që ka me kështu me vota, në rrugë institucionale”.
Për ftesën e deputetit, Ramiz Kelmendit për një takim lodhur me çështjen e demarkacionit, ai ka thënë se e respekton këtë ftesë, por thotë se nuk ka shkuar për shkak se të nesërmen ka pa se ka ndryshuar tavolina e takimit. Limaj thotë se nuk ka shkuar për shkak se ka qenë dashtë me qenë në nivel të liderëve politik të Kuvendit, e jo të posteve tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=cGLdfaCFuVY?feature=oembed&w=640&h=360






















