Limaj ka thënë se Mehmedi ka dhënë kontribut të madh për gazetarinë dhe publicistikën.
“Me keqardhje dhe dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e gazetarit, Qani Mehmedi. Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të afërmit e tij. Ai dha kontribut të madh për gazetarinë, publicistikën dhe jo vetëm. Në emrin tim dhe të NISMA për Kosovën ju shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve, e kolegëve te të ndjerit, Qani Mehmedi. Ngushëllime”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në “Facebook”.























