Kryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, priti të hënën në takim një delegacion të Belgjikës, të kryesuar nga ambasadorja e këtij vendi në Kosovë, Anick Van Calster. Në takim u diskutua për situatën politike në Kosovë dhe zhvillimet pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
Si njoftohet nga kjo Nisma, Limaj e ka njoftuar ambasadoren Van Calster për ecurinë e procesit pas zgjedhjeve si dhe për rolin e parties që e udhëheq në proceset politike të vendit, me theks në marrëveshjen e partive opozitare për qeverisjen e ardhshme të vendit.
“NISMA për Kosovën do të ketë rol kyç në skenën politike të Kosovës, tani dhe në të ardhmën”, citohet të ketë thënë Limaj në takim me ambasadoren belge në Kosovë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















