“Sjellja e drejtuesve është një tallje me shtetin e Kosovës. Mos reagimi i Isa Mustafës dhe Skënder Hysenit për rastin e komandantit policor z.Nehat Thaçit në kushte normale Kosova do të duhej të dërgonte notë proteste për arrestimin e tij. Gjithashtu do të duhej ta shprehte shqetësimin edhe te aleatët ndërkombëtarë, e në veçanti te institucionet e BE-së”, ka thënë Limaj për Indeksonline.
Ai ka thënë se vazhdimi i negociatave me Serbinë me këto kushte është fyerje për qytetarët e Kosovës. Sipas liderit të Nismas për Kosovën, mos reagimi i kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme, tregon për paaftësinë e tyre karshi detyrave që ua përcakton Kushtetuta.
“Pashmangshëm që vazhdimi i negociatave në kushte jo të barabarta, është fyerje për Republikën e Kosovës. Heshtja e ministrit të Punëve të Brendshme dhe kryeministrit tregon për paaftësinë e tyre për tu marr me detyrat dhe përgjegjësit që i detyron Kushtetuta dhe ligjet në fuqi”, ka theksuar Limaj.
Limaj ka rikujtuar se për arrestimin e zyrtarëve serb, alarmohet edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ndërsa Kosova hesht.
“Vetëm shihni si reagon shteti serb kur i ndalohet ndonjë politikan apo zyrtar. Ata e ngritin zërin deri edhe në Këshilli të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Limaj.






















