Në zgjedhjet e para tre vjetëve Limaj kishte arritur të marrë besimin e 26 mijë qytetarëve, ndërsa kësaj radhe mblodhi 31 mijë vota.
Limaj ka qenë pjesë e listës së përbashkët të koalicionit PAN edhe me dy partitë tjera PDK dhe AAK, të cilët së bashku dolën si fitues të zgjedhjeve me 33.74% të votave duke siguruar 39 ulëse në Parlament.






















