Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka deklaruar se blloku opozitar LDK-AAK-Nisma, me përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje, do të arrijë të krijojë qeverinë dhe ta marrë pozitën e Kryeparlamentarit.
“Ata që e krijojnë shumicën, duhet ta qeverisin vendit”, ka thënë Limaj, gjatë regjistrimit të tij si deputet i përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka treguar se blloku opozitar është duke zhvilluar bisedime konstruktive me Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas tij, ekipet e ekspertëve të katër subjekteve politike janë duke diskutuar për të përafruar pikat e programeve të tyre partiake.
Limaj e ka cilësuar si shumë normale kërkesën e Vetëvendosjes që përgjigja t’i kthehet deri ditën e diel, duke hedhur poshtë cilësimet si “ultimatum”.
“Kërkesën e Vetëvendosjes që përgjigjja t’i kthehet deri të dielën, nuk e quajmë si një ultimatum. Ne jemi në bisedime dhe është e natyrshme që secili subjekt politik në qeveri të ketë pikat kryesore të programit të tyre”, është shprehur ai.
“Sa i përket çështjes së formimit të qeverisë, situata nuk është asgjë e jashtëzakonshme, sepse ne jemi në ndërtim e sipër të një demokracie dhe të shtetit tonë. Në këto procese demokratike, gjithmonë zhvillime te reja që e pasurojnë demokracinë e vendit”, ka shtuar ai.
Limaj ka thënë se ekipet e ekspertëve të të gjitha partive politike të bllokut opozitar janë duke harmonizuar pikat e përbashkëta për arritjen e marrëveshjes për krijimin e qeverisë.
“Ekipet tona janë duke biseduar për të gjetur pikat e përbashkëta dhe të krijohet një marrëveshje për krijimin e qeverisë”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















