Kosova, sipas Limajt, ka një qeveri që po i kthen shpinën problemeve. “Parlamenti I Kosovës nuk funksionin dhe nuk ka kuorum as për miratimin e ligjeve”, ka thënë Limaj.
Kjo gjendje, tha ai, është shpërndarë në gjitha institucionet e Kosovës.
Andaj, ai shtoi se është e nevojshme të shkohet drejt mocionit të mosbesimit për t’i hapur rrugë vendit për zgjedhje të parakohshme. “Kjo për me iu dhanë mundësi qytetarëve dhe partive politike për një rifreskim për qeverisjen e ardhshme”, ka thënë kreu i NISMA për Kosovën.






















