Kryetar i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se në seancën e sotme ka mbretëruar pjekuria politike dhe seKosova është në rrugë të mirë të përmbyllë konstituimin e institucioneve shtetërore.
“Çdo gjë ka shkuar sipas rregullores, sipas Kushtetutës së vendit. Pres që të gjithë të relaksohemi, të fillojmë të punojmë me këtë përbërje të re të parlamentit. Na presin detyra dhe përgjegjësi të mëdha në shërbim të qytetarëve të vendit. Do të doja të vazhdonin atë praktikën e pjekurisë politike. Natyrisht që ka momente të pakënaqësisë e të paqartësisë që njerëzit i shfaqin, por tash është koha që secili të relaksohet dhe të vazhdojmë t’i ushtrojmë detyrat dhe përgjegjësitë që i kemi, që na i ka dhënë Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Limaj pas përfundimit të seancës konstituive të Kuvendit.