Në intervistën për gazetën “Epoka e Re”, Limaj ka thënë se ky konsensus mund të arrihet duke e krijuar një komision të përbashkët për ta rishikuar gjithë procesin në tërësi.
Liamj i ka ftuar deputetët që kanë dilema rreth kësaj çështjeje që t’i dëgjojnë argumentet e ekspertëve të cilat do t’i prezantojnë më 3 gusht në ambientet e Kuvendit.
Sipas tij, politika duhet të heq dorë nga versioni aktual i kësaj marrëveshje e këtë t’ua lë në kompetencë ekspertëve.
Limaj ka kritikuar edhe qeverisjen e koalicionit PDK-LDK. Sipas tij, Kosova ka ngecur në të gjithë sektorët, veçanërisht në shëndetësi, ekonomi dhe politikë të jashtme.