• Latest
  • Trending
  • All

Limaj: Demarkacioni debat i brendëshem, s’kemi problem me Malin e Zi

01/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 7 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Limaj: Demarkacioni debat i brendëshem, s’kemi problem me Malin e Zi

01/10/2016
in Aktualitet, Lajme, Opinion
Radio Evropa e Lirë: Z.Limaj, ka më gjatë se një vit që kur kanë nisur debatet dhe mospajtimet në lidhje me marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ku dhe si e shihni ju zgjidhjen e kësaj çështjeje?

Fatmir Limaj: Është një kohë e gjatë. Fatkeqësisht kemi ardhur në këtë situatë për faktin që institucionet shtetërore të Kosovës, Qeveria, nuk e ka menaxhuar siç duhet, prandaj është krijuar gjithë ky tension dhe gjithë ky polarizim i panevojshëm. Sikur të ishte menaxhuar me kohë siç duhet, në mënyrë transparente, profesionale, duke dëgjuar mendime për dhe kundër, duke e studiuar deri në fund, duke u dhënë kohë të mjaftueshme të gjitha vërejtjeve, sugjerimeve që kanë mundur të dalin, jam i bindur që kjo nuk do të ishte temë asnjëherë në Kosovë.

Mendoj që demarkacioni, jo vetëm me Malin e Zi, por me të gjitha shtetet fqinje është në interes të Kosovës dhe në një farë mënyre, e rrumbullakon shtetësinë tonë. Dhe, është shumë në interes që kjo çështje të përmbyllet. Prandaj, rihapjen e kësaj çështjeje, unë e shoh më tepër si gabim, në hapa të Qeverisë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Si proces i karakterizuar me një transparencë nguti dhe joprofesionalizëm, prandaj kemi ardhur këtu ku jemi. Pastaj, anashkalimi i Kuvendit të Kosovës, veprimi në kundërshtim me rezolutën e Kuvendit ë Kosovës; mashtrimi në emër të zotimeve që i ka marrë kjo klasë udhëheqëse, të gjitha këto kanë krijuar tensione të panevojshme dhe kanë krijuar situatën që e kemi kaluar për muaj të tërë.

Tash jemi ku jemi në këtë situatë. Procesi ka shkuar shumë përpara. E vetmja rrugë zgjidhjeje është t’i rikthehemi dialogut, të rikthehemi në proces transparent, t’i analizojmë shumë seriozisht vërejtjet që kanë dalë nga ekspertët dhe ta rikthejmë ketë proces në zero.

Duhet dhënë mundësia që sa më shumë aktorë të përfshihen në analizimin e kësaj çështje. Këtu nuk ka asnjë dilemë që nuk është krejt demarkacioni me Malin e Zi gabim, por të diskutohen pikat kontestuese aty ku janë disa pjesë kontestuese dhe të dëgjohet zëri i ekspertëve.

Është koha t’u jepet mundësia ekspertëve të vendosin dhe pastaj klasa politike, nga kallëzimet që vijnë nga ekspertët, ta përmbyllë këtë temë.

Radio Evropa e Lirë: Sa është e mundur që përplasjet e tilla në Kosovë të çojnë drejt një përshkallëzimi me Malin e Zi? Kishte disa paralajmërime mjaft serioze nga qarqe politike në Prishtinë se një përshkallëzim i tillë mund të ndodhë…

Fatmir Limaj: Unë të paktën nuk kam dëgjuar që ka parti politike, njerëz me peshë politike, që kanë diçka kundër Malit të Zi.

Askush nuk ka pretendime për asnjë milimetër të territorit të Malit të Zi, sikur që të njëjtat mesazhe kanë ardhur edhe nga Mali i Zi dhe kjo është e mirë.

Ne nuk kemi asnjë telash me shtetin malazez. Ne e dimë që Mali i Zi nuk ka pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe jam i bindur që edhe Mali i Zi e di që Kosova nuk ka asnjë pretendim territorial në drejtim të Malit të Zi.

Ky është një debat i brendshëm, siç thashë, i krijuar kryekëput për faj të Qeverisë së Kosovës.

Do të thotë asnjë faj këtu nuk e ka Mali i Zi dhe ne këtë e dimë mirë. Prandaj, kjo çështje që është debat i brendshëm, është çështje tërësisht e brendshme. Kosova sot është duke bërë debat politik brenda për të ardhur te një konsensus brenda vetes dhe pastaj për të biseduar me fqinjin.

Prandaj, unë mendoj se çështja mund të zgjidhet lehtë, me një seriozitet dhe qasje krejt tjetër. Qeveria duhet t’i pranojë gabimet që i ka bërë në hapa. Qeveria duhet të pranojë që ka qenë një proces jotransparent. Qeveria duhet të pranojë se e ka mashtruar Kuvendin e Kosovës dhe e ka anashkaluar dhe Qeveria, është koha dhe momenti që të kthehet dhe t’i rishikojë pikat kontestuese dhe kështu ta përmbyllim ketë çështje dhe të mos e kthejmë një temë të tillë me ndërkombëtarizim, sepse nuk është çështje ndërkombëtare, është tërësisht çështje e brendshme.

Nëse vërtetohet se ka pasur lëshime dhe gabime, unë jam i bindur se Mali i Zi mbi bazën e argumenteve, do të ulet të bisedojë dhe do të gjejmë zgjidhej. Nëse, nuk ka asnjë gabim, të shkohet dhe të përmbyllet kjo çështje në Parlamentin e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Marrë parasysh kundërshtimet dhe mospajtimet e vazhdueshme të opozitës për disa nga çështjet që kanë të bëjnë, qoftë me demarkacionin, apo dialogun me Serbinë, sa konsideroni se do t’i ndihmonte këto procese përfshirja eventuale e opozitës, ta zëmë në kuadër të dialogut me Serbinë?

Fatmir Limaj: Këtë koalicion e ka karakterizuar arroganca që nga fillimi, për faktin se ky koalicion, duke mos ofruar asgjë tjetër, as program, as vizion se si ta zhvillojë vendin, kjo kryekëput është mbështetur në qeverisjen e vendit vetëm mbi bazën e numrave të ashtuquajtur legjitim dhe demokratik.

Prandaj, kjo arrogancë e shfaqur dhe e demonstruar vazhdimisht nga ky koalicion ka sjell edhe gabime të pandalshme. Ata e kanë prishur një traditë në Kosovë që ka qenë përpara.

Shikoni për tema nacionale në Kosovë, ka qenë krijuar një traditë që të gjithë aktorët politikë duhet të përfshirën dhe të provohet të ndërtohet konsensus për tema nacionale. Natyrisht, detyrën dhe përgjegjësinë, edhe obligimin për ta qeverisur vendin e ka Qeveria që e ka shumicën dhe nuk ka asnjë dilemë, por këta nuk janë duke ditur të bëjnë dallimin me qeverisjen e vendit dhe temat nacionale, ku duhet patjetër konsensus nacional për tema të ndjeshme, siç ishte demarkacioni ose bisedimet me Serbinë.

Kjo qeveri e ka futur vendin në një krizë politike krejt të panevojshme, tensione, probleme. Në vend që të merremi me problemet jetike të qytetarëve të Kosovës, po merremi me tema, për të cilat po shpenzohet shumë energji, po tensionohet situata krejt pa nevojë. Kjo qeveri sikur të ishte më e mençur, vetë do të merrte iniciativë me kohë për të përfshirë opozitën në këto proceset të temave nacionale për të provuar dhe për ndërtuar konsensus.

Opozita e Kosovës ka ofruar disa herë gatishmërinë e saj për të marrë pjesë në për tema nacionale dhe ta japë qëndrimin e saj.

Fatkeqësisht, nga koalicioni qeverisës është parë e panevojshme përfshirja e opozitë në këto procese ose në tema nacionale duke qenë të bindur se i kanë votat dhe çdo gjë mund ta bëjnë vetë.

Zhvillimet për një vit kanë treguar që kjo nuk shkon dhe për tema të tilla nacionale nuk mjafton vetëm t’i kesh numrat, por duhet të ketë edhe një konsensus të përgjithshëm nacional, sepse nuk janë tema katërvjeçare. Për demarkacionin, projektligji nuk është i thjeshtë, ai vendoset përgjithmonë. Asociacioni dhe bisedimet me Serbinë nuk janë temë e një qeverisjeje – janë tema nacionale të Kosovës.

Si do të zgjidhet kjo dhe të kthehemi në atë traditën e konsensusit, përgjegjësinë kryesore e ka ky koalicion qeverisës, që duhet të japë shenja të rikthimit, pranimit të gabimeve dhe për çështjet nacionale të bisedohet me të gjithë aktorët politikë dhe kështu më të mos na paraqiten situatat që i kemi pasur deri tash.

Radio Evropa e Lirë: Si kryetar i një partie opozitare dhe si deputet, si e shihni ju faktin që Kosova po harxhon shumë energji në çështjet si demarkacioni apo dialogu me Serbinë dhe nuk po përmbyll ende disa nga ato që janë cilësuar si prioritete, si formimi i Forcave të Armatosura, rrumbullakimi i shtetësisë në planin ndërkombëtar apo edhe liberalizimi i vizave?

Fatmir Limaj: Për mendimi tim, faji më i madh i kësaj qeverie është që ka prishur ambientin politik. E ka destabilizuar ambientin politik me gabimet e veta. Krejt energjitë e këtij vendi kanë shkuar në këto dy-tri tema, siç po thoni. Unë kisha për të shkuar edhe më tutje, katër vitet e fundit në Kosovë asgjë tjetër nuk është bërë përveç bisedimeve me Serbinë dhe nuk kemi pasur asnjë rezultat.

Krejt energjitë që i ka pasur vendi, i ka drejtuar në atë drejtim, duke anashkaluar miliona probleme, me të cilat ballafaqohet vendi sot këtu, prej shëndetësisë, arsimit e deri të papunësia.

Është koha e fundit që kjo qeveri të reflektojë dhe t’u kthehet problemeve brenda vendit. Dhe, ne, si opozitë, të kthehemi dhe të merremi me problemet e përditshme duke ngritur çështjet në vend.

Opozita ka qenë e pamundur të ikë nga kjo temë që e ka, se kjo është imponuar nga ky koalicion qeverisës. Ju e dini, ata kanë ardhur drejt votimit të asociacionit, drejt votimit të demarkacionit dhe opozita është dashur ta ngritë zërin për t’i stopuar këto dy gjëra. Pastaj, ka ardhur këtu edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Imagjinoni po të mos ishte një reagim i opozitës për asociacionin, nuk do të kishte mendim të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen me Serbinë.

Është dëmtuar vendi për 4 vitet e fundit. Është momenti i fundit që t’u kthehemi temave, temave të brendshme sipas prioriteteve. A mund opozita ta bëjë një gjë të tillë? Jjo opozita nuk mund ta bëjë vetë një gjë të tillë. Detyrën mbi të gjithë e ka koalicioni qeverisës që ka marrë detyrën dhe mandatin ta qeverisë vendin dhe sot qeverisja e saj, në të gjitha drejtimet është në gjendje katastrofale.

Dhe, opozita do të merrej me tema që do t’i imponohen, ato që janë të shpejta, natyrisht pa harruar edhe problemet, me të cilat ballafaqohet vendi, me tema të brendshme.

Radio Evropa e Lirë: Z.Limaj, nga viti tjetër, është paralajmëruar të bëhen edhe aktakuzat e para nga Gjykata Speciale e formuar për krime lufte në Kosovë. Sa konsideroni se mund të jenë sfiduese ato për institucionet dhe subjektet politike në Kosovë?

Fatmir Limaj: Sfiduese është për Kosovën, për drejtësinë dhe sfiduese është për pretendimet për të ndërtuar një realitet demokratik për këtë regjion. Kosova është futur në mënyrë të padrejtë në këtë proces dhe mbi të gjitha kjo gjykatë është krijuar gjoja për të hetuar krime të një grupi, në këtë rast të UÇK së, dhe nuk do të hetojë krimet që janë bërë për Kosovën.

Që nga fillimi e kemi ngritur zërin dhe kemi kërkuar të bëhet një Tribunal dhe të hetohen krimet që janë bërë në Kosovë dhe jo të hetohet në mënyrë parciale ose mbi baza etnike.

Krimi nuk hetohet në baza etnike, drejtësia nuk vihet me selektime, por ajo bëhet për krime që janë bërë në një territor të caktuar. Mendoj se kjo do të jetë sfiduese dhe kjo do të jetë e vështirë. Dhe, kjo, për mendimin tim, nuk do të arrijë objektivat që dëshirojmë të kemi që përfundimisht të përmbyllet kjo pjesë e historisë, jo vetëm në Kosovë por edhe në regjion. Janë me qindra mijëra krime anë e kënd Kosovë që nuk hetohen. Janë me mijëra qytetarë të këtij vendi, për fatin e të cilëve nuk dihet dhe askush nuk merret me ta.

Andaj, hetimet në mënyrë parciale janë fyerje, padrejtësi ndaj viktimave të krahut tjetër.

Ne vazhdojmë të besojmë që kjo është një padrejtësi e madhe që i bëhet Kosovës, drejtësisë dhe viktimave dhe do të vazhdojmë të jemi të fuqishëm që hetimi i krimeve të jetë gjithëpërfshirës, e jo mbi baza nacionale pavarësisht kush i ka kryer.

Radio Evropa e Lirë: Kur thoni se do të jetë një sfidë e madhe për shtetin dhe të gjithë Kosovën, çka parashikoni, çka mund të ndodhë?

Fatmir Limaj: Ideja është se nuk e di a do të arrihet objektivi i drejtësisë në vend – kjo është se sa do të arrihet atje ku dëshirohet që të përmbyllet kjo dhe përfundimisht njerëzit të shohin se drejtësia po vepron për të gjithë. Në qoftë se ka (drejtësi) parciale, efektet e saj do të jenë negative dhe nuk mund të jenë pozitive – kjo është ideja. Përndryshe, sfidat brenda institucioneve nuk më bëjnë përshtypje, për arsye se hetimi i krimeve dhe përgjegjësia është diçka që ata që janë përcaktuar për shtet ligjor, duhet ta pranojnë një gjë të tillë.

Ajo që ne po kërkojmë, është se po flasim për një shtet ligjor ku nuk bëhet selektimi i hetimeve të krimit. Krimi është krim kushdo që e ka kryer. Dhe, Kosova nuk guxon të trajtohet mbi baza etnike ose nacionale ndaj një grupi ose një grupi tjetër, nuk do të lejohej.

Shikoni në Hagë, imagjinojeni në Hagë sikur të ishin hetuar vetëm krimet e njërit krah, se çfarë roli do të kishte Tribunali i Hagës.

Në qoftë se në Kosovë hetohen vetëm krimet e ashtuquajtura nga UÇK-ja, dhe janë qindra mijëra krime dhe varreza masive anë e kënd Kosovës dhe askush nuk i heton ato, atëherë për çfarë drejtësie po flasim?!

Kjo është sfidë për drejtësinë dhe jo për institucionet, është sfidë për atë se ku do të shkojmë dhe kjo ka qenë vërejtja jonë.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Remi: Qeverisë i duhet riformatizim i thellë, krizës i ka ardhur fundi (Video)

Next Post

UP-ja dikur kishte një Union Studentor të fuqishëm sot ka 9 organizata pak të vërejtshme

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

UP-ja dikur kishte një Union Studentor të fuqishëm sot ka 9 organizata pak të vërejtshme

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.