“E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme dhe këto do të tregoheshin me vota të qytetarëve”, ka thënë Limaj, i cili nuk ka dashur të flas për aferën ‘Pronto’.
“Mendoj që më mirë është të pyeten drejtuesit. Nuk mund të them asgjë”, ka thënë Limaj, i cili reagon ndaj lajmit të dhënë nga gazetari i Insajderit se nuk ka mundur të përgjohet pasi i ka ndërruar shpesh telefonat celularë. Gazetari i Insajderit tha mbrëmë se Limaj i ka ndërruar numrat për çdo dy javë.
“Ai që ka thënë se i ndërroj telefonat çdo dy javë, ka pas informatë të gabuar. Dy numra i kam pasë të njëjtë, për 4-5 vite”, ka thënë Limaj.






















