Blendi Fevziu: Ka mjaft komente që lidhen me atë që quhet trashëgimia e Enver Hoxhës, që ndahet në dy pjesë, atë që duhet trashëgimia kulturore, dokumentare dhe trashëgimia pasurore. Ku gjenden shumë prej dokumenteve origjinale të Enver Hoxhës, ditarët, shënimet e tij, kopje të të cilëve ndodhen sot në Arkivin e Shtetit të transferuara nga arkivi i tij personal në fondin e Komitetit Qendror. Ku gjenden origjinalet?
Blendi Fevziu: Si mund të bëjë intriga një 15-vjeçare?
Liljana Hoxha: Epo ja që ajo i ka bërë. Në qoftë se duhet të verifikohet e vërteta ime, duhet të ndalen tashmë se vjen një ditë që thuhen të gjitha. Edhe unë nuk dua ti them të gjitha. Intriga të nënës së saj, një kartomante, një grua që merrej me stregonerira, një manipulatore. E kaluara e të ëmës së saj është shumë e diskutueshme. Kjo grua, e lidhur me Nexhmije Hoxhën që herët, çfarë nuk kanë bërë që e bija, vajza e saj të bëhej nusja e Ilir Hoxhës.
Blendi Fevziu: Jeni e sigurt që nuk është motivimi i një problemi xhelozie mes jush?
Liljana Hoxha: Po, në qoftë se është motivim xhelozie, fakti që në vitin 1990, ka qenë ndërlidhëse e Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës me Edi Ramën, Blendi Gonxhen dhe të ndjerin Ardian Klosi. Të cilët, i fuste në kurth nëpërmjet mënyrave femërore dhe i rikatonte më pas. Kjo ishte metodë jo vetëm e saj, por e diktuar dhe e njohur nga Ramizi dhe Nexhmija.















